Humori operistik në skenën shqiptare
21/03/2005 Domenico Cimarosa
Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, në dt. 23, 25 dhe 26 mars, do të luhen operat e mjeshtërit italian, Domenico Cimarosa, "Il maestro di Capella" dhe "L'ipmpresario in angustie", një aromë e fuqishme e humorit operistik
Nën interpretimin e Gëzim Myshketës, vjen para publikut kryeqytetas një kryevepër e Cimarozas "Il maestro di Capella", si edhe "L'impresario in angustie", vënë në skenë nga Nikolin Gurakuqi, kostume të Rezarta Skifterit, koreografi të Ezdalin Goranit, koncertmaestër Suela Piciri dhe dirigjuar nga Dritan Lumshi, por edhe në interpretime të N. Gurakuqi, D. Selimaj, R.Delia, A. Thëllimi, E. Gjyzeli, G. MyFtari, M. Meçe, E. Zeraliu, L. Sula. "Maestro di Cappella", mund të konsiderohet pa frikë si një shembull i satirës muzikore komike të Çimarozës. Megjithëse, Cimaroza kompozoi gjatë jetës së tij 91 vepra teatrore dhe qindra të tjera instrumentale e kishtare, "Il maestro di Cappella" mbetet një kryevepër, si për origjinalitetin, ashtu dhe për muzikën e bukur plot elegancë e shije. "Mjeshtëri i Oborrit" (në atë epokë, "oborr" nënkuptonte vendin ku zhvilloheshin provat dhe shfaqjet teatrore ose koncertore të oborreve të ndryshme evropiane). Definicioni që i atribuohet si "Intermexo" është mjaft ipotetik e jo i saktë, sepse interpretimi nga një personazh i vetëm e shndërron automatikisht në një rast unik. Ka mjaft hipoteza që vënë theksin në faktin se vepra mund të jetë edhe një shtjellim i mëtejshëm dhe përpunim i një arieje për bas-bariton dhe orkestër, ose thjesht një kantata komike. Pavarësisht nga hipotezat e ndryshme, rezulton të jetë mjaft e qartë dhe e pakontestueshme një fakt: vepra hasi menjëherë në aprovimin dhe pëlqimin e publikut, faktuar edhe nga publikimi i saj në Lipcia, në vitin 1810, pas vdekjes së kompozitorit. Fabula është shumë e thjeshtë. Një mjeshtër provon së bashku me orkestrën e tij dhe deklaron se do të kishte dëshire të këndonte një arie, me stil sublim, duke iu referuar kompozitorëve të mëdhenj të kohëve të shkuara, që për fat të keq nuk ekzistojnë më, dhe plejadës te të cilëve, "me modesti", u përket dhe mjeshëtri në fjalë. Më në fund, pas një recitativi prej disa faqesh, rezultati është pothuajse katastrofik. Çdo instrument muzikor ndërhyn në momentin e gabuar, duke krijuar një rrëmujë të madhe dhe detyruar mjeshtërin e dëshpëruar, të përsërisë pjesët e secilit, deri sa t'i kenë mesuar në mënyrë korrekte. Pasi orkestra, tashmë, është kolauduar, mjeshëtri interpreton një "grand morceau", që do të shkaktojë, sipas tij, një efekt të madh emocional te publiku. Vepra nis me disa faqe plot vrull simfonik, të denja për të servirur uverturën e një opere me vlera të kësaj epoke. Në fund vepra mbyllet me një arie alegro të drejtorit të orkestrës, duke dhënë një përfundim të gëzueshëm të kësaj prove "problematike". Kjo parodi e bukur është fryt i një libreti të ndërtuar mbi një sërë mjetesh teknike, të cilat sugjerojnë, me mjaft realizëm karikaturën e mjeshtërit të oborrit të kohës. Vepra lidhet në një fill gjysmë-teatral me disa vepra të këtij lloji, shumë të përhapura në teatrin e '700-ës. Vlen të përmendet fakti, që kjo vepër është incizuar e interpretuar nga emra të mëdhenj të muzikës lirike, si Enco Dara, Fernando Korena, Klaudio Dezideri etj.
Mjeshtëri i operave satirike
Me suksesin e zhurmshëm të intermezzos “L’italiania in Londra”, vënë në skenë më 28 dhjetor 1779 në teatrin Vale të Romës, Domenico Cimarosa njohu afirmimin e parë bindës të nivelit europian si kompozitor i operave satirike, e në tetë vitet pasardhëse, para nisjes së tij për në oborrin e Pitërburgut në korrik të 1787, prestigji i tij në këtë fushë u forcua gjithnjë e më shumë. Kjo konfirmohet qoftë nga numri i madh i titujve që kompozitori u ofroi teatrove kryesorë italianë, qoftë edhe nga rivëniet e larmishme që shumë nga këto opera njohën në skenat e gjithë Europës. Veçanërisht frytdhënës, në profilin sa sasior aq dhe cilësor, qe viti 1786, vit në të cilin në Teatrin e Ri të Napolit u shfaqën komeditë për muzikë “Il credulo”, e “Le trame deluse”, veç farsës “L’impresario in angustie” që pati një sukses të jashtëzakonshëm, mbi tekstin e Diodati-t, vepër që hyri në traditën e mbarë të parodisë mbi ekstravagancat që mbretëronin në botën operistike. Versioni origjinal i “L’impresario in angustie” është i ndërtuar nga tetë numra muzikorë, vendosja e të cilëve i përgjigjet kriterit të një simetrie perfekte kundrejt kuintetit të vendosur pothuaj në gjysmë të operas: Siç ndodh shpesh në veprat komike të Çimarozës, opera nis me një pjesë të shpejtë d’insieme, që në këtë rast ndërthuret me efikasitet të madh në botën e çuditshme të teatrit muzikor falë një karakterizimi preçiz e zbavitës të personazheve të ndryshëm. “L’impresario in angustie” njohu një fat të madh për kohën. Ndër admiruesit e saj ishte dhe Gëte, i cili e pa operan gjatë një udhëtimi në Itali në 31 korrik 1787, dhe ai shprehet; “Në natën e vonë, në operan komike, jepet intermezzo i ri “L’impresario in angustie”, punë e shkëlqyer, që do të na argëtojë disa netë, megjithë të nxehtit e madh të sallës. Është një kuintet, i arrirë, në të cilin poeti lexon krijimin e tij, imprezari e prima dona nga njëra anë e duartrokasin, kompozitori e dama e dytë nga ana tjetër e kritikojnë, dhe pas kësaj ndodh një potere e përgjithshme”. Kur në vitin 1791 merr drejtimin e teatrit Veimar, ai vendos të përurojë sezonin e tij të parë pikërisht me këtë vepër të Çimarozës. Por, farsa çimaroziane tërhoqi edhe vëmendjen e Jozef Haydn, që në sezonet operistike e programuara prej tij për oborrin Esterhaza, shpesh fuste vepra të kompozitorit napoletan: në 6 qershor 1790, gjatë sezonit të fundit të programuar prej tij, ai përfshiu “L’impresario in angustie” dhe “Il credulo”.
Domeniko Cimaroza: I lindur të kompozojë
Cimaroza nuk ishte fëmijë artisti si Mozarti dhe, as nuk qe pinjoll i ndonjë familjeje të pasur. Përkundrazi, e ëma ishte rrobalarëse ndërsa i ati, një murator i thjeshtë, i cili, kur vogëlushi sapo kishte mbushur katër vjeç, u detyrua të braktisë qytetin e tij (Kazerten), për të shkuar drejt Napolit, ku po ndërtohej oborri mbretëror "Capodimonte". Për formimin kulturor të Cimarozës u përkujdes një frat, që nuk i dihet as emri, i cili mbante postin e organistit në manastirin e «San Severos», ku e ëma e kompozitorit punonte si rrobalarëse. Domenico i vogël shfaqi shpejt një talent të jashtëzakonshëm, aq sa, në vitin 1761, u pranua falas në konservatorin e «Shën Mërisë të Loretos". Për të kompletuar formimin muzikor, pas mbarimit të konservatorit, u përkujdes mjeshtri me famë Nikolo Picini. Përveçse si violinist, cembalist e organist, Cimaroza ishte dhe një këngëtar me kulturë mjaft të mirë muzikore dhe mjete vokale, mëse të kënaqshme. Si kompozitor, mbas disa eksperiencave në fushën e muzikës së shenjtë, debutoi si muzikant teatral në «Teatrin e Fiorentineve», në vitin 1772. Katër vjet më vonë shkruan dhe “La frascatana nobile”. Një vit më pas, ai martohet. Megjithë aktivitetin e tij të jashtëzakonshëm kompozitiv, Cimaroza e përjetoi suksesin e tij të parë teatral, vetëm në 1779, kur tashmë ishte i njohur, po aq sa edhe Paizielo, Picini, etj. Për Romën, shkroi operan e tij të parë «Caio Mario» dhe vitin tjetër «Alessandro delle Indie», me tekst të Pietro Metastazios (padyshim libretistit më të madh të viteve '700). Fama e kompozitorit i kalon kufijtë e Italisë dhe mbërrin në oborret më të mëdha të Evropës, e deri në Rusi, ku në 1787 ftohet të zëvendësojë Sartin, mjeshtër i muzikës në Pietersburg. Ai e pranoi me kënaqësi këtë detyrë të rëndësishme, i inkurajuar dhe nga Paizielo, që porsa kthehej nga një eksperiencë pranë oborrit mbretëror të Katerinës së II. Perandoresha e priti me entuziazëm Cimarozën, pasi e dëgjoi të këndonte dhe të luante në klavicembal dhe e ngarkoi me detyrën e mjeshtërit të oborrit e të mësuesit të formimit muzikor të dy nipave të saj. Gjatë verës së 1791, kompozitori merr rrugën e kthimit. Pasi pushon në Varshavë mbërrin në Vjenë, ku ngarkohet për të kompozuar një opera lirike, me libret të poetit Xhovani Bertati. Ky moment, shënon lindjen e kryeveprës së Cimarozes "Il matrimonio Segreto" (Martesa Sekrete). Opera pati një sukses të tillë, sa Leopoldi I vendosi ta shpërblejë kompozitorin me një shumë të jashtëzakonëshme: plot 500 monedha floriri napoletane. Një kuriozitet tjetër për sa i përket “Martesës Sekrete”, mund të konsiderohet opera e vetme gjatë gjithë historisë së muzikës, e cila pasi u ekzekutua për herë të parë, e tërë opera, nga fillimi deri në fund, u shqërua me biz të pandërprerë. Kjo kryevepër u shfaq më pas në «Teatrin e Fiorentinëve», në vitin 1793, 110 herë në një periudhë pesë mujore (me një përllogaritje të thjeshtë: më shumë se një herë në dy ditë). Fatkeqësisht, ngjarjet që pasuan, ndikuan negativisht dhe tronditën jetën e kompozitorit, kreyesisht shqetësimet e para nervore që do ta dërgonin shpejt drejt vdekjes, por dhe shpërthimi i kryengritjes Napoletane në 1799. Në këtë kryengritje, Cimaroza merr pjesë me entuziazëm, aq sa shkruan dhe një himn kushtuar Republikës, me fjalë të Luixhi Rosit. Konsekuencat e pashmangshme, kur triumfon monarkia në Napol, bien mbi të. Cimaroza preferon të braktisë mbretin e dy Siçilive, për tu transferuar ne Padova, e më vonë në Venecia. Shqetësimet nervore dhe problemet e mëdha me shëndetin, i shkaktojnë vdekjen e parakohshme, në fillim të vitit 1801, në moshën 52-vjeçare, një vdekje që ndërpret edhe kompozimin e operas "Artemizia".