Europë: Xhihad Ekspres

21/03/2005 Për militantët islamikë në Europë, Iraku “shkëlqen” më shumë se Afganistani si vend trainimi për terrorizmin urban
E gjithë kjo bëhet veçanërisht shqetësuese e parë në dritën e një lajmi të qarkulluar nga Departamenti Amerikan i Sigurisë së Brendshme, që thoshte se udhëheqja e Al Kaedas i ka kërkuar Al Zarkavit, aleati zyrtar dhe “princi” i Osama bin Ladenit në Irak që nga viti i kaluar, që të zgjerojë fushatën e terrorit në Europë dhe Shtetet e Bashkuara.
Që nga koha e atentateve në Madrid, policitë në të gjithë Europën i kanë intensifikuar aksionet. Por, ndërkohë që shpërbëhen celula të vjetra, të rejat nisin e zënë vendin e tyre. Shpesh janë grupe të ngushtë miqsh e të afërmish, që i bën edhe më të vështirë për t’u zbërthyer nga hetuesit. “Kjo i irriton shërbimet e fshehta”, thotë Taarnby. Por, lajmet nuk janë të gjitha të këqia. “Eshtë një situatë po ashtu irrituese për ata që duan të bëhen xhihadistë”,
Parku më i çuditshëm dhe magjepsës njëkohësisht në Paris, si dhe një prej më pak të njohurve, i ngritur në lagjet më të varfëra të emigrantëve të qytetit, është Buttes Chaumont. Një mal i thepisur ngrihet mbi një liqen të heshtur, dhe një rrugë e ngushtë të çon drejt asaj që quhet “Ura e Vetëvrasjes”. Djem myslimanë u stërvitën aty vitin e kaluar për luftën e shenjtë në Irak. Shumë prej tyre ishin vetëm adoleshentë, të lindur dhe rritur në Francë, dhe shumë nuk dinin asgjë për armë dhe bomba, veç gjërave që kishin parë nëpër filma. Disa nuk dinin të flisnin aspak arabisht. Por ata dëgjuan thirrjen e predikuesve radikalë islamikë për xhihad, dhe iu përgjigjën. Njëri vdiq në Falluxhah. Tre mendohet se janë të burgosur në Irak, të paktën njëri prej tyre në Abu Ghraib. Tre të tjerë ndodhen në burg në Francë. Njëri hodhi veten në erë në një atentat në rrugën që të çon drejt aeroportit të Bagdadit.
Impakti i këtyre djemve në Irak ishte shumë i vogël. Por, ata përfaqësojnë një kërcënim në rritje për Europën – dhe, sipas disa studimeve, dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë tre viteve të fundit, duke nisur edhe përpara rrëzimit të Sadam Huseinit, terroristi jordanez, Abu Musab Al Zarkavi, dhe grupe të afërt me të, nisën një lloj rruge të nëndheshme të trafikimit të luftëtarëve të përkushtuar nga Europa, përmes Turqisë dhe Sirisë drejt Irakut – dhe rikthim në shtëpi, nëse do të mbijetonin. Tani, këtyre rekrutëve u janë bashkuar një rrymë islamikësh të rinj nga Europa Perëndimore, që shkojnë me këmbët e tyre drejt fushëbetejës. Disa kërkojnë Parajsën si martirë, disa të tjerë për të përjetuar luftën urbane. “Ata që nuk vdesin dhe rikthehen, do të jenë shefat e ardhshëm të Al Kaedas ose Al Zarkavit në Europë”, thotë shefi i antiterrorizmit në Francë, Roland Jacquard.
“Ne po i ndjekim shumë nga afër”, thotë Gijs de Vries, koordinatori për antiterrorizmin i bashkimit Europian. “Mjaftojnë një ose dy individë shumë të dedikuar për të shkaktuar dëme me të vërtetë serioze”. Në të gjithë Europën, në fakt, hetuesit tani gjenden përballë terorristëve të vetëstërvitur, të organizuar në grupe me shumë pak ose fare pa komandë qendrore dhe të cilët i bashkon obsesioni i xhihadit kundër amerikanëve në Irak. “Eshtë kthyer në një thirrje për betejë për islamikët në të gjithë botën”, thotë Michael Taarnby, autor i një raporti për rekrutimin e terroristëve, raport i kryer për Ministrinë Daneze të Drejtësisë. Goditja e tyre më shkatërrimtare deri më sot, nuk ka qenë në Irak, por në Madrid, vitin e kaluar, kur një bombë e vendosur në një stacion treni, shkaktoi vdekjen e 191 vetëve, një ndëshkim ky, sipas tyre, për praninë spanjolle në Irak.
Në një konferencë me rastin e përvjetorit të sulmit në Madrid javën e kaluar, Robert Leiken i Qendrës Nikson në Uashington, praqiti një studim provokues, që fliste për 373 terroristë radikalë myslimanë të arrestuar ose vrarë në Europë dhe Shtetet e Bashkuara që nga viti 1993 deri në 2004. Konkluzioni i tij: 87 përqind janë me prejardhje emigrantësh, por 41 përqind kanë kombësi të vendeve perëndimore, ose të natyralizuar, brez i dytë ose të konvertuar në fenë Islame. “Janë arrestuar më shumë shtetas francezë se sa pakistanezë e jemenas të marrë së bashku”, thotë Leiken. Ndërkohë që, terroristët islamikë vendas, kanë qenë të rrallë deri tani në Shtetet e Bashkuara, në Europë ata vetërekrutohen, dhe Leiken nënvizon se ata që kanë pasaporta europiane, kanë thuajse akses të lirshëm për të hyrë në SHBA.
E gjithë kjo, bëhet veçanërisht shqetësuese e parë në dritën e një lajmi të qarkulluar nga Departamenti Amerikan i Sigurisë së Brendshme që thoshte se udhëheqja e Al Kaedas i ka kërkuar Al Zarkavit, aleati zyrtar dhe “princi” i Osama bin Ladenit në Irak që nga viti i kaluar, që të zgjerojë fushatën e terrorit në Europë dhe Shtetet e Bashkuara. Zarkavi e ka kuptuar që në 2002 potencialin e rekrutimit të “euro-xhihadistëve” dhe joshja që do të vinte për ta nga lufta e Irakut. Në shkurt të atij viti, sipas dokumentave të sapo bëra publike në Spanjë, Zarkavi zhvilloi një takim në Stamboll me aleatë të ardhshëm afrikano veriorë.
Ai vazhdoi duke ndërtuar një rrjet të celulave ekzistuese nëpër Europën Perëndimore, duke krijuar praktikisht një Al Kaedë të dytë. Drejtimi për të gjithë vinte nga pjesëtarë të grupit të tij Tauhid në Gjermani, sipas dokumentave të paraqitura nga hetues italianë. Të tjera celula pjesëmarrëse janë pikasur në Spanjë, Holandë, Britani, Francë, Zvicër, madje edhe Norvegji. Përveç ekstremizmit fetar, ata nuk i përkasin të njëjtit profil racial apo kombëtar. Kishte burra, po ashtu edhe gra. Disa nuk kishin dokumenta; disa posedonin status ligjor refugjati. Disa ishin qytetarë europianë.
Arrestimet kohët e fundit tregojnë se sa shumë është rritur Xhihadi në Europë. Në Gjermani, për shembull, zyrtarët rrethuan 22 vetë në qytetin Ulm dhe i akuzuan se kishin falsifikuar pasaporta dhe të tjerë dokumenta që do të mund të përdoreshin për të udhëtuar drejt Irakut. Pak javë më parë, pranë Mainzit, gjermanët arrestuan një iraken të identifikuar vetëm si Ibrahim Mohamed K., i cili u akuzua se ish përpjekur të rekrutonte një emigrant palestinez në Gjermani, për të kryer një atentat kamikaz në Irak. Gjithashtu, Ibrahim Mohamed K., u akuzua se ishte përpjekur për të blerë 48 gramë uranium të pasuruar përmes një ndërmjetësi në Luksemburg. Kishte ndërmend të ndërtonte një bombë radiologjike.
Që nga koha e atentateve në Madrid, policitë në të gjithë Europën i kanë intensifikuar aksionet. Por, ndërkohë që shpërbëhen celula të vjetra, të rejat nisin e zënë vendin e tyre. Shpesh janë grupe të ngushtë miqsh e të afërmish, që i bën edhe më të vështirë për t’u zbërthyer nga hetuesit. “Kjo i irriton shërbimet e fshehta”, thotë Taarnby. Por lajmet nuk janë të gjitha të këqia. “Eshtë një situatë po ashtu irrituese për ata që duan të bëhen xhihadistë”, thotë Taarnby. “Si bashkohen? Duhet të njohësh dikë. Nuk mundesh thjeshtë të blesh një biletë për në Bagdad”. Arrestimet dhe vëzhgimet në Europën Perëndimore shpesh herë janë fokusuar në joshësit, shpesh të lidhur me xhami radikale, të cilat lehtësuan luftën dhe xhihaded e mëhershme. Rregjistrimet e dorëzuara në gjykatat italiane, tregojnë se policët kanë përgjuar jo vetëm telefonat, makinat e apartamentet, por edhe vetë xhamitë.
E megjithatë, xhihadi vijon të zgjerohet. Jashtë gardhit të hekurt të Buttes Chaumont, mund të kuptosh përsenë. Shtëpi të zymta. Disa prej pallateve të imigrantëve kanë posta policie në katin e parë. Papunësia është 60 përqind, sipas një zyrtari të bashkisë. Fëmijët shkojnë në shkolla të dorës së dytë e më pas sillen vërdallë nëpër rrugë, pa patur asgjë më të mirë për të bërë. “Kanë kombësi franceze, por nuk kanë punë”, thotë Sabah Kadim, një zyrtar i lartë në Ministrinë e Brendshme në Bagdad. “Nuk kanë jetë të mirë. Dhe Iraku bëhet menjëherë një vend tërheqës”. Deri sa të vazhdojë të jetë kështu, joshja e euroxhihadistëve do të vazhdojë të ekzistojë – po kështu edhe rreziqet për ne të tjerët.