Fier, dorëzohen 600 formularë legalizimesh

21/03/2005 Në prag të mbylljes së fazës së parë, rritet interesimi
FIER – Vetëm 600 formularë nga rreth 1500 që janë shpërndarë, janë kthyer të plotësuar nga qytetarët fierakë. Në njësinë e legalizimit të urbanistikës së Fierit, sipas burimeve zyrtare të bashkisë, mësohet se janë dorëzuar deri dy ditë më parë 600 formularë për deklarimin e banesave informale, nga 1500 të parashikuara. Edhe disa ditë mbeten për deklarimin e banesave informale dhe në Bashkinë e Fierit, por deri më tani janë dorëzuar pak më shumë se një e treta e asaj që pritej.
Në zyrën e njësisë së legalizimit në Drejtorinë e Urbanistikës në Bashkinë e Fierit, puna ka filluar qysh në fazën e parë, në atë të vetdeklarimit nga ana e shtetasve i ndërtimeve pa leje dhe i territorit të zënë nga ndërtimi i banesës brenda zonës informale.
Sipas përgjegjëses së njësisë së legalizimit, Silvana Basha, dorëzimi i formularëve nga 1500 të shpërndarë deri tani, janë dorëzuar nga banorët pranë kësaj zyre, 600 formularë përkundrejt çmimit të deklaruar prej 25 mijë lekë të vjetra. Sipas përgjegjëses Basha, qytetarët pasi kanë tërhequr formularët dhe i kanë plotësuar ato në bazë të kritereve të ligjit numër 9304, datë 28.10.2004, së bashku me dokumetacionin përkatës, si fotografitë e të dhënat e çdo objekti i kanë dorëzuar formularët pranë njësisë së legalizimit duke marë një kopje të protokolluar të formularit.
Duke ditur se s’ka mbetur shumë kohë nga afati përfundimtar i vetëdeklarimit, i cili është 24 marsi, po vihet re një rritje e numrit të qytetarëve të interesuar për të deklaruar objektin e bërë pa leje, por ende nuk është interesimi i duhur që mund të ketë për çdo fund procesi. Në qytetin e Fierit janë përcaktuar 9 zona informale me rreth 1500 banesa, të cilat presin legalizimet e tyre. Gjithësesi, përgjegjësia e njesisë së legalizimit Silvana Basha, ka rikonfirmuar disponibilitetin e punonjësve të zyrës së saj, për t’i shërbyer qytetarëve.
600 formularë
të dorëzuar
1500 formularë
të shpërndarë
2500 lekë
çmimi i formularit
9 zona
informale