Në udhëkryq
21/03/2005 Sa do të zgjasë status quoja paszgjedhore në Irak
Iraku duhej të kishte tashmë një qeveri të re. Si i la optimizmi rrugë udhëkryqit – dhe si po e dëmton kjo vendin
Për të krijuar një qeveri, shiitët kanë nevojë për aleatë për të arritur dy të tretat, dhe kjo u jep dorë të fortë kurdëve. Ka mbajtur në garë edhe Allavin, i cili shpreson të rrisë përqindjet e tij duke afruar të pavarurit. Por ai këmbëngul që të mbetet kryeministër dhe këtë shiitët nuk e duan. Kurdët kërkojnë një sërë gjërash: çështja Kirkuk, roli i sunitëve në qeverinë e re dhe poste të larta për kurdët.
“Jemi shumë pranë një marrëveshjeje përfundimtare”, insiston Hoshyar Zebari, kurdi që mban postin e ministrit të jashtëm të përkohshëm, pas sesionit të shkurtër të Ansamblesë të mërkurën e kaluar. “Do ta shohim qeverinë e re shumë më shpejt nga sa presin disa. Njerëzit duhet të kenë durim. Kemi pritur 80 vite për këtë ditë”.
Eshtë gjithnjë e rrezikshme të bësh parashikime, dhe askund tjetër më shumë se në Irak. Kur votuesit injoruan terroristët në 30 janar, disa zyrtarë parashikuan që sapo të ishin numëruar votat, Ansambleja Kombëtare e zgjedhur do të miratonte qeverinë e re, e cila do të merrte menjëherë stafetën e qeverisë së përkohshme të Allavit. Kjo ishte teoria e “big-bang”-ut, dhe u provua thuajse menjëherë e gabuar.
U deshën dy javë për të verifikuar votat, por qeveria nuk u ngrit dhe shiitët e kurdët negociuan pafundësisht. Më pas, palët ranë dakord që Ansambleja të mblidhej në 16 mars, dhe pritej që deri atëherë të kishte një qeveri. Nuk ndodhi. Edhe përpara mbledhjes, njeriu që pritej të bëhej kryeministër, Ibrahim Jafari, paralajmëroi: “Pak a shumë do të duhen një apo dy ditë”.
E vërteta është se palët negociuese kanë ende shumë rrugë për të bërë, dhe kohët e fundit kurdët ofruan një datë jo më afër se fundi i muajit, sipas disa burimeve. Ajo që kuptohet është se do të zgjasë edhe disa muaj. Ndërkohë, ata që do të jenë shumë shpejt drejtuesit e Irakut, kanë bërë të qartë se janë të pakënaqur me ministrat e brendshëm dhe të mbrojtjes, që është pothuajse e sigurtë se do ti humbasin vendet në një kabinet të ri.
Zyrtarët amerikanë insistojnë se nuk janë të shqetësuar. Veprimi i fundit zyrtar i ambasadorit amerikan John Negroponte, ishte të merrte pjesë në inagurimin e Ansamblesë së re. Në një darkë të shtruar për nder të tij një ditë përpara kësaj, Negroponte nuk preferoi të flasë për rrugën qorre ku kanë hyrë negociatat. “Puna nuk ka mbaruar, por ekziston një parim që thuajse të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë: ajo që nis mirë, përfundon mirë dhe zgjedhjet e 30 janarit ishin një fillim i mirë”, u tha Negroponte mysafirëve. Zyrtarë të tjerë amerikanë insistojnë se kjo është thjesht pasojë e faktit që është hera e parë që irakenët negociojnë paqësisht me njëri-tjetrin. “Ende nuk shoh të vdekur mbi ujë”, tha njëri. “Ata po takohen, janë negociata të vështira. Ka shqetësim që nuk ka përfundime, por askush nuk mund të thotë se ata kanë ngecur tërësisht”.
Përse kjo vonesë? Negociatat e zgjatura janë një rezultat i Ligjit Tranzitor Administrativ që hartuan autoritetet amerikane përpara se ti rikthenin sovranitetin qeverisë së përkohshme në qershorin e kaluar. Në atë ligj thuhej se si do të krijonin irakenët qeverinë e re, e cila më pas do të hartonte kushtetutën në të cilën do të caktoheshin në palë zgjedhje të tjera në fund të 2005. Ky ligj pati një sërë kontrollesh e ekuilibrash që kishin për qëllim të ruanin pjesëmarrjen e minoriteteve në qeverinë e Irakut dhe të mos lejonte që një grup i vetëm të dominonte qeverinë e re dhe diktonte kushtetutën e re. Shiitët kanë 60 përqind të popullsisë, por partia e tyre ka 54.5 përqind të vendeve në Ansamble. Lista kurde u rendit e dyta me 27 përqind. Allavi, i treti me 15 përqind. Ligji Tranzitor parashikon që ansambleja duhet të zgjedhë një këshill presidencial me dy të tretën e votave. Më pas, këshilli presidencial zgjedh një kandidat për kryeministër. Sapo të jetë gati kandidati, ansambleja miraton një qeveri me mazhorancë votash.
Për të krijuar një qeveri, shiitët kanë nevojë për aleatë për të arritur dy të tretat, dhe kjo u jep dorë të fortë kurdëve. Ka mbajtur në garë edhe Allavin, i cili shpreson të rrisë përqindjet e tij duke afruar të pavarurit. Por ai këmbëngul që të mbetet kryeministër dhe këtë shiitët nuk e duan. Kurdët kërkojnë një sërë gjërash: çështja Kirkuk, roli i sunitëve në qeverinë e re dhe poste të larta për kurdët. Kirkuku është qyteti i pasur me naftë në veri, të cilin kurdët thonë se e kanë të vetin, por që ka një numër popullsie sunite dhe turke. Kurdët dëshirojnë një zgjidhje të shpejtë të kërkesës së tyre që do të përfshihet në një Kurdistan gjysmëautonom. Sunitët dhe shiitët këmbëngulin që kjo çështje eksplozive të diskutohet pas regjistrimit të popullsisë. Kurdët kërkojnë gjithashtu jo vetëm presidencën e Talabanit, por edhe dy poste të reja zëvendës kryeministrash.
Shiitët, të nxitur nga udhëheqësi i tyre Ajatollah Ali Sistani, janë përpjekur shumë, nga ana tjetër, për të tërhequr sunitët në procesin politik, edhe pasi ata i bojkotuan zgjedhjet. Sunitët, që janë mbështetësit më të fuqishëm të kryengritjes anti-SHBA, përbëjnë 20 përqind të popullsisë, por kanë sunduar tradicionalisht Irakun.
Këto janë çështje të vështira dhe delikate. Por ato janë edhe më pak të vështira se sa problemet e tjera që mund të dalin: personalitetet që do të marrin postet e larta. Lista e shiitëve, pas disa negociatave caktoi Ibrahim Jafarin si kandidat për kryeministër. Por shiitët fillimisht kërkuan që ti jepej një suniti posti i presidentit, me qëllim që ti tërheqin ata në procesin politik. Kurdët insistuan për njeriun e tyre, Talabani. Tani flitet për një sunit në rolin e kryetarit të Ansamblesë së Përgjithshme. Por përtej kësaj, asnjë emër nuk është vendosur, apo post. Kjo lë vend për shumë pazare për vende të tillë si ai i mbrojtjes dhe i brendshëm. “Ata as nuk kanë nisur të flasin për ermat”, thotë një zyrtar amerikan.
Disa zyrtarë shiitë thonë se këmbëngulja e Sistanit për pjesëmarrje të sunitëve u ka vështirësuar atyre negociatat me kurdët. Jafari, gjatë një dreke kohët e fundit në pallatin e tij në Zonën e Gjelbër, tha se problemi më i madh ishte gjetja e përfaqësuesve sunitë me kredibilitet që janë të gatshëm të negociojnë. “Te sunitët, nuk ka asnjë person me të cilët mund të flasësh”, tha ai. “Sunitët do paguajnë çmimin e bojkotit të tyre. Por ka dy realitete, demografik dhe pjesëmarrës, dhe ne do të përpiqemi ta ngushtojmë këtë hendek”.
Sa kohë mund të vazhdojë ky impas demokratik? Shumë gjatë, ndoshta. I vetmi afat përfundimtar i caktuar në Ligjin tranzitor është 1 gusht (Në Ligjin Tranzitor thuhet se deri në 15 gusht, Ansambleja Kombëtare duhet të ratifikojë një kushtetutë, e cila më pas do të hidhet në referendum deri në 15 tetor. Megjithatë, ky afat mund të zgjatet me gjashtë muaj, nëse këshilli presidencial do të vendosë me votim. Por për të arritur këtë, partitë duhet të zgjedhin një qeveri, përndryshe nuk do të kishte një këshill presidencial për të bërë shtyrjen e afatit). “Nuk ka plan kohor”, thotë një zyrtar amerikan. “Por irakenët po nisin të pyesin: ku është qeveria? Politikanët irakenë do ti përgjigjen këtij presioni”.
“Jemi shumë pranë një marrëveshje përfundimtare”, insiston Hoshyar Zebari, kurdi që mban postin e ministrit të jashtëm të përkohshëm, pas sesionit të shkurtër të Ansamblesë të mërkurën e kaluar. “Do ta shohim qeverinë e re shumë më shpejt nga sa presin disa. Njerëzit duhet të kenë durim. Kemi pritur 80 vite për këtë ditë”. Pas një serie fjalimesh të shkurtër nga politikanë kryesorë, ansambleja i shtyu punimet pa shqyrtuar çështjet e vjetra dhe ato të reja. Pa një qeveri, të tilla nuk kish më. Ndërkohë, përfaqësuesit e zgjedhur të popullit iraken nuk caktuan as edhe një datë për seancën e ardhshme...