E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bylisi, ekipi që siguron Superioren

Skuadra e Bylisit është e para që ka siguruar tashmë ngjitjen në Kategorinë Superiore.

 Ky ka qenë një nga verdiktet e javës së 32-të të Kategorisë së Para në ndeshjet e luajtura dje. Ballshiotët kanë marrë një pikë mes shumë polemikash ndaj Dajtit, një takim ku spikati dhuna ndaj gjyqtarëve. Ballshiotët barazuna falë një penalltie që është kontestuar shumë, teksa gjyqtarët kanë rënë pre e dhunës së vendasve. Edhe Apolonia mbajti hapin e kryesuesve, duke fituar në Pogradec me rezultatin 1-0 dhe duke mbajtur fort vendin e dytë. Ndjek në vendin e tretë Lushnja, që fitoi gjithashtu në transfertë, më saktësisht në Bilisht, duke mundur vendasit me rezultatin 2-0. Laçi kompleton katërshen e parë, teksa fitoi ndaj Adës me rezultatin e thellë 4-0. Ndjek në vendin e pestë Burreli, që me fitoren e djeshme në berat ndaj Tomorit vazhdon të shpresojë për një vend në play-off. Nëse edhe pas dy javëve të mbetura nuk ndryshon asgjë në vendet e para, atëherë Apolonia do të shoqërojë Bylisin në Kategorinë Superiore, ndërsa Laçi dhe Lushnja do të përballen në ndeshje play-off-i me dy ekipet e Kategorisë Superiore, që do të renditen në vendet 9 dhe 10.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›