Agjencia “Moodys”: Shqipëria vend i stabilizuar për marrjen e kredive
Shqipëria e ka kaluar klasën për sa i përket provimit të marrjes së kredive të ndryshme nga institucionet ndërkombëtare financiare. Më datën 8 dhjetor 2009 Agjencia e Vlerësimit (rating agjency) “Moody’s” me qendër në New York, e njohur si një ndër 3 agjencitë më prestigjioze në vlerësimin e korporatave dhe vendeve (shteteve), e ka vlerësuar me klasifikimin “B1” vendin tonë me opinionin “stable outlook”, duke e konsideruar si një vend të stabilizuar për kreditim. Është shumë e rëndësishme të evidentohet se edhe pse në kushtet e përkeqësimit të tregjeve financiare globale, krizës që ka përfshirë pothuajse të gjithë botën, vendi ynë ruan një pozicion stabël. Vlerësimi i dhënë nga “Moody’s” është një dëshmi e institucioneve ndërkombëtare të specializuara për të vlerësuar kredibilitetin dhe efektshmërinë në qeverisjen e vendit, si dhe është gjykimi më i qartë dhe i paanshëm i modelit pro reformë, pro biznes dhe pro integrim evropian në politikat ekonomike të ndjekura. Në argumentimin e këtij vlerësimi jepen fakte dhe argumente që mbështesin opinionin e tyre për ketë vlerësim të qëndrueshëm dhe me këto karakteristika pozitive; 1. Ruajtjen e rritjes ekonomike për vitin 2009 nga 2 në 5 për qind, dhe në vitin 2010 nga 3 në 6.5 për qind. 2. Niveli i ulët i inflacionit brenda objektivit 2- 4% dhe që është më i ulet se çdo vend tjetër në tranzicion. 3. Masat ligjore fiskale me orientim pro-biznes dhe drejt uljes së taksave vazhdojnë të mbështesin rritjen ekonomike, si dhe reformat pro BE-së ofrojnë inciativa për investimet e huaja. 4. Përpjekjet që po bëhen në kuadrin e integrimit evropian përben një bosht orientues të politikave të zhvillimit ekonomik duke përafruar legjislacionin, institucionet, etj. Vlerësimi vjen në një kohë kur mes 6 vendeve të rajonit të Ballkanit, 5 prej tyre kanë marrë një vlerësim negativ në krahasim me vitin 2008.
Interesat bankare
Banka e Shqipërisë
Më poshtë do të gjeni interesat e reja të ofruara nga banka.
Përditësimi i fundit: 09.12.2009
Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 3.85%
12M 12-mujor 7.81%
6M 6-mujor 6.71%
3M 3-mujor 5.78%
1M 1-mujor 5.18%
1Ë njëjavor 4.76%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.63%
1Ë njëjavor 5.94%
o/n njëditor 5.55%
12M 12-mujor 9.57%
6M 6-mujor 8.29%
3M 3-mujor 7.21%
11 Dhjetor 2009