Takimi Merkel-Barroso ne Berlin
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje për një organizëm europian që të mbikqyrë bankat e mëdha. pëpara takimit me presidnetin e KE, Jose Manuel Barroso, Merkel ka diskutuar për nevojën e një organi europian për të monitoruar bankat më të mëdha të Europës.
Institucionet europiane kanë nevojë për më shumë fuqi përndryshe bashkimi bankar nuk do të funksionojë, ka deklaruar Merkel
Është absolutisht e qartë dhe e kam thënë shpesh se kemi nevojë të paktën në Eurozonë për më shumë Europë. Kjo do të thotë që tu japim institucioneve europiane, e në këtë rast Komisionit, më shumë mundësi kontrolli përndryshe unioni monetar nuk mund të funksionojë.
Bota kërkon të dijë se si do të konceptohet bashkimi politik që do të shoqërojë bashkimin monetar dhe për këtë duhet të japim një përgjigje në të ardhmen ka thënë kancelarja gjermane, në kuadër të cështjeve kryesore që do të trajtojë në tavolinën e bisedimeve me presidentin e KE, Barroso.
Nga ana e tij kreu i komisionit ka kërkuar një qasje të strukturuar të debatit, ku do të përfshihet edhe bashkimi bankar
Disa elementë të këtij bashkimi kanë të bëjnë me më shumë vigjilencë të integruar financiare si dhe një garanci depozitash më të integruar. Është e rëndësishme që ky vizion të qëndrojë për një kohë të gjatë në Europë.
Merkel ka shpjeguar se do të diskutojë me barroson masat afat shkurtra për të përballuar krizën në Eurozonë, sic është kombinimi i konsolidimit fiskal me rritjen ekonomike. Ndërsa po në këtë linjë Barroso ashtu sikurse edhe më parë ka hapur mundësinë për të përdorur investime specifike për të mbështetur rritjen ekonomike, pa vënë në rrezik financat publike dhe pa u tërhequr nga reformat strukturore për të rilancuar konkurrencën.