E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Boterore parashikon rritje ekonomike

Banka Botërore parashikon një rritje ekonomike për Shqipërinë mbi nivelet e mesatares së rajonit të Ballkanit Perëndimor. Sipas raportit të dytë për zhvillimet ekonomike në Evropën Juglindore, eskpertët parashikojnë një rritje ekonomike për Shqipërinë në nivelin e 1.6 për qind, duke e renditur në vendin e tretë, pas Kosovës dhe Maqedonisë. Në këto parashikime, tre vendet e tjera, Bosnje Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbia do të kenë një rritje prej 0.5 për qind, për vitin 2012. Parashikimet e Bankës Botërore janë më optimiste dhe tejkalojnë parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili llogarit për Shqipërinë një rritje nën nivelin e 1 për qindëshit.
Sipas, ekonomistit të lartë për Ballkanin Perëndimor, Zeljko Bogetic, kushtet e dobëta ekonomike në Eurozonë po ushtrojnë  presion në frenimin e rritjes ekonomike për të gjashtë vendet e Evropës Juglindore. Një gjë e tillë konstatohet dhe nga ekonomistë pranë qendrës së Bankës Botërore në Shqipëri.
Në sfidat kryesore që Banka Botërore sugjeron që qeveria shqiptare të ndërmarrë për të përballuar sfidat aktuale është ulja e nivelit të borxhit publik, i cili është afër kufirit ligjor, prej 60 për qind si dhe realizimi i reformave fiskale.
Sipas raportit rezulton se Shqipëria ka borxhin e jashtëm më të ulet në rajon dhe kjo ndikohet kryesisht nga kotributi që japin depozitat e larta në sistemin bankar. 
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›