E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjencia e Pangos merr zyrat e reja



Qeveria përcaktoi dje ambientet ku do të punojë Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit. Struktura e re, e ngritur pak muaj më parë do të drejtohet nga ish Ministri i Kulturës, Ylli Pango, i shkarkuar nga detyra pas publikimit të një videoje, ku ai kërkonte favore seksuale në këmbim të marrjes në punë të një vajze. Në vendimin e Qeverisë thuhet se kjo agjenci do të ushtrojë funksionin e saj në ndërtesën ku më parë ka qenë Ministria e Telekomunikacionit. "Me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi dhënien në përdorim Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, të katit të dytë teknik të ndërtesës së ish-Ministrisë së Transporteve dhe Telekomunikacioneve, sipas vendndodhjes së përcaktuar në planimetrinë, që i bashkëlidhet këtij vendimi".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›