E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takon ministrin e Malit të zi



Kryeministri Sali Berisha u takua dje me Ministrin e Ekonomisë të Malit të Zi Branko Vujovic. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kryeministrisë "Berisha dhe Vujovic u angazhuan për përpjekje edhe më të mëdha për të krijuar hapësira të reja bashkëpunimi me ndërmarrjen e projekteve të përbashkëta, si autostrada Shkodër-Podgoricë dhe Shëngjin-Ulqin, me leverdishmëri jo vetëm ekonomike, por edhe turistike. Një nismë tjetër që do të ndërmerret nga të dyja vendet për të rritur mundësitë turistike të tyre është thellimi i lumit Buna, për ta shndërruar atë në një lumë të lundrueshëm dhe të përdorur nga turistët". Në takim u theksua faktin se përfundoi linja e interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë, si dhe do të kërkohet bashkëpunimi për një tjetër projekt të rëndësishëm, atë të hekurudhës midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, me kontroll të përbashkët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›