E Diel, 1 Nëntor 2026

Agjencia e lajmeve “NOA”: “Policia të merret seriozisht me ngjarjen”



Agjencia shqiptare e lajmeve “NOA” (noa.al), shprehu dje qëndrimin e redaksisë së saj për të dënuar me forcë dhunën ndaj gazetarit Luan Kondi, zëvendëskryeredaktor i së përditshmes “Albania”. ”Ne dënojmë aktin e dhunës ndaj gazetarit dhe kërkojmë që Policia të merret seriozisht me këtë ngjarje, për të zbuluar deri në fund autorët e përfshirë në ngjarje dhe shkaqet e saj. Ne gjithashtu kërkojmë që instancat përkatëse të japin dënimin e merituar ndaj agresorëve. Ne e konsiderojmë këtë ngjarje si një oportunitet të rrezikshëm për persona të tjerë që mund të marrin hov për të sulmuar gazetarë të tjerë, që punojnë në kushte krejtësisht të pambrojtura dhe të ekspozuar realisht shumë ndaj rreziqeve të ndryshme, veç të tjerash dhe për shkak të kulturës së dobët qytetare te një pjesë e shtetasve, në perceptimin e raportimeve mediatike”, - shprehet kjo agjenci.

21 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›