G99-a: Është rasti i dytë i dhunimit të medias brenda një jave
Për dhunimin e gazetarit Luan Kondi ka reaguar dhe lëvizja “G99” nëpërmjet një komunikate për shtyp. “Lëvizja ‘G99’ është informuar për rrahjen dhe goditjen e një gazetari dhe zëvendëskryeredaktorit të gazetës ‘Albania’, zotit Luan Kondi, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut dhe ka pësuar dëmtime të limituara. G99-a është mjaft e shqetësuar për klimën armiqësore që është krijuar nga qeveria shqiptare, sidomos ndaj mediave me vështrim kritik mbi punën e saj, klimë e demonstruar nga sulmet më të fundit që ajo po bën duke larguar nga godinat një gazetë tjetër, klimë kjo që direkt ose indirekt ndikon në vijimësinë e punës së medias. G99-s i uron shërim sa më të shpejtë gazetarit dhe shpreson gjithashtu se ai do të ketë kurajën të vazhdojë punën e respektueshme të gazetës ‘Albania’. G99-a i bën thirrje Drejtësisë të zbardhë ngjarjen sa më shpejt dhe të vëri përpara përgjegjësisë autorët në mënyrë që të demonstrojë për të gjithë gazetarët dhe njerëzit e mediave se puna e tyre respektohet dhe jeta e tyre mbrohet në Shqipëri. Erion Veliaj dhe gjithë stafi i zyrës së medias G99”, - shprehet kjo lëvizje.
21 Dhjetor 2008