PDK: Zbardhni ngjarjen, përndryshe do të inkurajoni krimin!
PDK-ja, nëpërmjet sekretarit Politik të kësaj partie, Lazër Stani, ka protestuar dje fort kundër dhunës së ushtruar ndaj gazetarit Luan Kondi, duke e cilësuar këtë akt si një përpjekje për të shantazhuar gazetën “Albania”, stafin e kësaj gazete, por edhe median në përgjithësi. Stani ka kërkuar që kjo ngjarje e rëndë të zbardhet sa më parë nga organet e Drejtësisë, pasi çdo zvarritje do të ndikonte për inkurajimin e akteve të tjera të dhunshme në drejtim të medias. "Inkurajojmë stafin e gazetës ‘Albania’ të mos ndikohet nga kjo ngjarje e rëndë në punën e saj në drejtim të informimit të publikut në mënyrë profesionale", - theksoi Stani.
21 Dhjetor 2008