E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjencitë doganore në grevë

 

DURRES – Agjencitë doganore 5 orë grevë në territorin e portit të Durrësit. “Derisa tragetet e linjës Bari-Durrës të zbarkojnë të gjithë ngarkesën askush veç Policisë së Shtetit, madje as edhe agjentët privatë doganorë nuk kanë të drejtë qëndrimi”, pohoi dje drejtori i Autoritetit Doganor Shtetëror të Durrësit, Mikel Miloti, i cili është firmëtar i këtij urdhri, me qëllim eliminimin e kaosit në sheshin më të madh të trageteve në Shqipëri. “Monitorimi dhe mirëkontrollimi i sheshit të trageteve është një kusht i domosdoshëm për liberalizimin e vizave me Komunitetin Evropian, detyrë të cilën ne duhet ta kryejmë me çdo kusht”, tha Miloti. Por, agjencitë doganore kanë reaguar ndaj urdhrit, që i ndalon ata të hyjnë në territor pa përfunduar zbarkimi i trageteve, me qëllim shmangien e konfuzionit në sheshin e trageteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›