E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbardhet vrasja e Genci Barçit

 

BURREL – Zbardhet vrasja e vitit 1997, duke u prangosur autori i akuzuar i saj. Sipas policisë së Matit, 32-vjeçari Vladimir Ibrahimi ka ekzekutuar në 10 nëntor të 12 viteve më parë shtetasin Genci Barçi. Zbulimi dhe dokumentimi i kësaj ngjarje u bë i mundur si rezultat i përdorimit të metodave speciale të hetimit të kryera nga strukturat e hetimit të Krimeve të Rënda, të policisë së Matit e Dibrës, në bashkëpunim me prokurorinë. Nga hetimet rezulton se në pranverën e vitit 1997 u qëllua për vdekje vëllai i Ibrahimit, P. Ibrahimi dhe A. Gjokola. Dyshohet se në shenjë hakmarrje për të vëllanë, Ibrahimi vrau Barçin në lagjen “Drita” të Burrelit. Vladimir Ibrahimi ishte arrestuar dhe më parë për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Për vrasjen e Barçit sipas policisë akuzohen dhe persona të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›