E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi në botë, për një ditë 814 raste të reja

 

Vetëm dje janë regjistruar 814 raste të reja me të infektuar të gripit të derrave. Sipas Qendrës Europiane të Kontrollit të Sëmundjeve, këto janë të dhënat të bazuara në njoftimet e nxjerra nga autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare në të gjithë botën. Numri total i të infektuarve shkon në 160.038 persona ndërsa brenda 24 orëve numri i viktimave është shtuar me 12, duke arritur në 991 vetë në total. Pandemia e gripit po merr përmasa të frikshme. Virusi A/H1N1 shumë shpejt do të arrijë nivelet 100%. Gjithçka e ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Përhapja e këtij virusi shumë shpejt do të jetë 100 për qind”, është shprehur në Gjenevë zëdhënësi i OBSH-së, Gregory Hartl. Ndërkaq Indonezia ka konfirmuar vdekjen e parë, si pasojë e virusit A/H1N1. Bëhet fjalë për një vajzë gjashtë vjeçare. Sipas Ministrit të Shëndetësisë, fëmija ishte shtruar me temperaturë të lartë, kollë dhe probleme në frymëmarrje. Indonezia ka bërë të ditur gjithashtu se 343 persona janë prekur nga gripi i derrit deri në këto momente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›