E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cesar: Sneijder dhe Eto`o duhet të qëndrojnë

Portieri i Interit, një prej më të mirëve në botë viteve të fundit, Julio Cesar ka deklaruar se klubi zi-kaltër nuk duhet të shesë yjet Ëesley Sneijder dhe Samuel Eto`o, pavarësisht problemeve financiare.
 

“Unë shpresoj se Sneijder dhe Eto`o të qëndrojnë në klub. Ata janë duke bërë diferencën çdo herë për ne. Nëse klubi dëshiron të fitojë përsëri, atëherë nuk duhet t`i shesë këta dy lojtarë”, theksoi Cesar.
 

“Julione” shtoi se Gasperini është trajner i madh dhe se Jose Mourinho i ka sugjeruar klubit, punësimin e tij si trajner Nerazzur.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›