Një Juve e madhe, fitore prestigji me Fiorentinën
ITALI- Juventusi ka rimarrë kryesimin e Serisë A, të paktën për një natë. Skuadra e Antonio Kontes ka fituar 2-1 ndaj Fiorentinës, në ndeshjen hapëse të javës së nëntë të kampionatit italian. Një dominim i dukshëm i bardhezinjve, të cilët kanë ceduar në fushë vetëm në 15 minutat e fillimit të pjesës së dytë. Ndeshja e luajtur në Torino mund të ishte mbyllur që në pjesën e parë në rast se Mirko Vuçiniç do të ishte treguar më i saktë përpara portës. Malazezi ka qenë më negativi në ndeshjen e mbrëmshme, duke humbur 3-4 raste të pastra goli, që në fund mund t'i kishin kushtuar jo pak Juventusit. Bardhezinjtë kaluan në avantazh pas vetëm 13 minutash lojë me anë të Bonuçit, që pas zhvillimeve të një goditjeje këndi, mposhti portierin Boruc. Përgjatë gjithë pjesës së parë në fushë kanë qenë vetëm bardhezinjtë, por pa mundur të dyfishojnë dot shifrat. Në fillimin e pjesës së dytë miqtë u "zgjuan" dhe shumë shpejt gjetën golin, me një goditje të bukur të Jovetiç. Juve rinisi të sulmonte dhe pas vetëm 7 minutash gjetin golin e dytë, me anë të Alesandro Matrit. Një aksion i Pepes u finalizua nga sulmuesi, që tregoi se në zonë është me të vërtetë "vrasës". Më pas, Juve u mbrojt mjaft mirë, duke mos i lejuar asgjë Fiorentinës. Humbja mund t'i ketë dhënë fund epokës së Mihajloviç në stolin e vjollcëve, pasi për trajnerin serb ishte si një shans i fundit.
MILANI
Seria A do të vijojë sot me ndeshjet e tjera, teksa në "San Siro" Milani do të presë Parmën. Trajneri Masimiliano Alegri është shfaqur përpara mediave ende i qeshur, për shkak të fitores spektakolare të arritur në "Via del Mare" ndaj Leçes, por edhe për shkak se është futur nga "France Football" mes 5 kandidatëve për "Topin e Artë". "Kjo më nderon, por unë kam bërë minimumin në krahasim me trajnerët e tjerë, Kapelo, Murinjo, Guardiola e Mançini, - deklaroi Alegri. - Nuk e prisja këtë", shtoi ai. Në lidhje me fitoren 4-3 ndaj Leçes, ai tha: "Kur ishim 3-0, duhej një shkundje e fortë. Ata shënuan 3 gola rokamboleskë, por më pëlqeu reagimi dhe karakteri i skuadrës. Dhamë një sinjal të forcës sonë". Ndërkohë, për Alegrin ndeshja e sotme ndaj Parmës nuk do të jetë aspak e lehtë. "Parma do të na bëjë të vuajmë. Ka shumë cilësi dhe shpejtësi, preson shumë në fushë", deklaroi trajneri i Milanit.
NAPOLI
Supersfida e sotme e Serisë A do të jetë padyshim ajo mes Napolit dhe Udinezes. Në "San Paolo" do të përballen dy skuadrat që luajnë pa më të voglin dyshim futbollin më të bukur në Itali, me napoletanët që kërkojnë të kthehen te fitorja pas barazimit pa gola ndaj Kaljarit. "Për mua Udineze është për titullin kampion, e thonë numrat, - deklaroi trajneri Valter Maxarri. - Të mërkurën janë ata favoritët edhe pse do të luajmë si të barabartë. Por, njerëzit duhet ta kuptojnë se ndeshemi me ekipin më të fortë të kampionatit, kështu që na duhet ndihma e tifozëve. Të gjithë duhet të mendojnë se përballë kemi një ekip të nivelit të Milanit, Interit apo Juventusit", shtoi tekniku i Napolit. Në lidhje me formacionin që do të zbresë në fushë, Maxarri konfirmoi se do të luajnë të gjithë titullarët, përfshirë edhe Kavanin.
(m.a/BalkanWeb)