Vdes në aksident me motor 24-vjeçari
DURRËS Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e djeshme në afërsi të Urës së Dajlanit në Durrës. Aksidenti ka ardhur si pasojë e përplasjes së një motori tip “Yamaha” 540-kubiksh me targa AA 540, me kamionin me targa TR 017 K. Si rrjedhojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Juxhers Zakova 24 vjeç, banues i lagjes 13 plazh Durrës, i cili po udhëtonte me motorin e tij, teksa i ka shkuar poshtë rrotave të kamionit që drejtohej nga shtetasi Gëzim Koçi, rreth të 40-ve. Menjëherë në vendngjarje është ngritur trupi hetimor, i cili po merret me shkaqet e zbardhjes së këtij aksidenti me pasojë vdekjen, ku nga hetimet paraprake dyshohet se ka qenë drejtuesi i motorit ai që ka përfunduar nën rrotat e kamionit. Nga ana e policisë është bërë shoqërimi për në komisariat i shtetasit G.Koçi, i cili drejtonte kamionin gjatë momentit të përplasjes.