Borxhi grek, kulm negociatash, peisazh i mjegullt në Eurozonë
BRUKSEL- Deri në momentin e fundit duket se do vazhdojnë marrëveshjet e vështira që filluan të dielën në Bruksel, rreth përqindjes së dëmtimit të obligacioneve greke. Mësohet se diskutimet po vazhdojnë me investitorët privatë të cilët kanë bono greke, për humbjet që ata janë të gatshëm të marrin mbi baza vullnetare në mënyrë që të bëjnë të qëndrueshëm borxhin grek.
Për herë të parë publikisht, dje udhëheqësi i Liberalëve belgë në Parlamentin Evropian Guy Verhofstadt, foli për një prerje të borxhit grek me 60%, një propozim i mbështetur nga pala gjermane.
Kryeministri Jorgos Papandreu kërkoi bashkëpunimin më të gjerë të mundshëm dhe solidaritet, në përgjigje të paragjykimeve që ekzistojnë dhe theksoi nevojën për një perspektivë tjetër në Evropë, gjatë një konference me socialistët evropianë, të cilët shprehën mbështetjen për përpjekjet e bëra nga ana e Greqisë.
Zgjidhja e sigurt dhe reduktimi i borxhit është një prioritet i menjëhershëm për ne, tha kryeministri gjatë takimit ku informoi Presidentin e Republikës Karolos Papulias me progresin e negociatave me borxhin grek. Papandreu iu bëri thirrje të gjithëve të kontribuojnë në arritjen e objektivave kombëtare dhe iu referuar veçanërisht bankave, që të shërohen dhe të kontribuojnë në ekonominë reale.
Elias Mossialos zëdhënësi i qeverisë, shfaqi siguri në lidhje me ndikimin e "prerjes" së borxhit në fondet e pensioneve dhe siguroi se pensionet nuk janë të prekur nga fondet e obligacioneve. Zëdhënësi deklaroi gjithashtu se populli grek nuk do zgjedhje të parakohshme dhe shtoi se qeveria do të vazhdojë në Parlament me 153 anëtarë të grupit parlamentar të PASOK.
(e.m/BalkanWeb)