OSBE: Në Shqipëri problem korrupsioni, politika ta luftojë
TIRANE- Zv. ambasadori i OSBE në Tiranë Dan Redford së bashku me kryetarin e ILDKP, Adriatik Llalla janë takuar sot me anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Kryefjalë e këtij takimi ka qënë lufta kundër korrupsionit.
Redford ka këshilluar anëtarët e Këshillit Bashkiak të bashkëpunojnë, ndërsa shtoi se duhet luftuar korrupsioni, që sipas tij është “problem për shoqërinë shqiptare në shumë sektorë”.
Zv kryetari i Prezencës gjeti rastin t’i bëjë apel edhe palëve politike të bashkëpunojnë në luftën kundër korrupsionit.
Nga ana e tij kreu i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurisë Adriatik Llalla, u shpreh se “Lufta me korrupsionin na pret të gjithëve”.
(m.a/BalkanWeb)