E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi i organizuar, Spahiu: Të hetohen lidhjet e politikës me krimin

PRISHTINË- Në Prishtinë u mbajt sot Konferenca  rajone me temë ‘Lufta Kundra Krimit të Organizuar’, ku u diskutua problematika e rritjes së nivelit të krimit të organizuar në rajon.

Gjatë fjalës së tij nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të Shqipërisë, Kreshnik Spahiu duke vlerësuar si shqetësuese nivelet e larta të krimit të organizuar në rajon, theksoi se shifrat për Ballkanin janë më të larta në krahasim me Europën.

Spahiu duke iu referuar Shqipërisë nënvizoi se duhet një tranparencë më e plotë në statistikat që vendi ynë nxjerr në këtë sektor. Kreu i lartë i Drejtësisë  theksoi se nevoitet një hetim i plotë i lidhjes së politikës me krimin e organizuar.

“Në Shqipëri duhet transparencë e statistikave. Të hetohen lidhjet e krimit me politikën!”,- u shpreh Spahiu. Më tej nënkryetari i KLD-së deklaroi në Prishtinë se krimi është i organizuar më shumë se sa institucionet që duhet ta luftojnë atë.

Në përfundim të Konferencës nënkryetari i KLD-së zhilloi një takim me kryetarin e Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›