E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jennifer Lopez shpjegon pse u përlot në skenë

LOS ANGELES- Jennifer Lopez ka qarë gjatë performancës së saj mbrëmjen e së shtunës në skenën e “The Mohegan Sun”. Teksa prezantonte hitin e saj më të ri “One Love”, këngëtarja 42-vjecare nuk ka mundur t’i rezistojë sallës së mbushur plot e përplot dhe duartrokitjeve. Sot ajo ka shpjeguar për Daily Mail arsyet e emocionimit.

“Këndova për publikun këngën e fundit që kam shkruar për dashurinë...shumë gjëra kanë ndryshuar tani. U emocionova sepse ata ndjenë atë që unë jam në të vërtetë, një vajzë si gjithë të tjerat”, tha Lopez.

Lopez në këtë këngë duket sikur sjell edhe copëza nga jeta e saj. Pak muaj më parë ajo bëri publike ndarjen me bashkëshortin Marc Anthony dhe kjo është kënga e parë që ajo ndan me publikun që nga ajo kohë.

U emocionua se ashtu u ndje, sic shpjegon edhe vetë, “gjërat nuk mund të shkojnë gjithmonë mirë në jetë”. “Shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën time që nga koha kur kam shkruar këtë këngë për dashurinë”, komentoi ajo.

Ndërsa në lidhje me romancën e përfolur me Bradley Cooper, Lopez nuk ka dashur të komentojë, duke u shprehur se “Përparësia ime tani janë fëmijët e mi”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›