E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjenti "trafikant" anglez kapi 505 kg hashash

Dy agjentë të infiltruar
kanë shërbyer si "karrem"
për kapjen e 500
kilogramëve hashash
nga fshati Lazarat i Gjirokastrës.
Një metodë e re infiltrimi është
përdorur nga drejtësia shqiptare
për të vënë në pranga dy persona
që kultivonin hashash. Një shtetas
anglez dhe një kosovar janë rekrutuar
për të blerë në fshatin Lazarat
sasinë e lëndës narkotike. Shtetasi
anglez ka marrë instruksione nga
hetuesit e çështjes për të negociuar
me familjen Avduli për lëndën
narkotike. Ai është mësuar nga
prokurorët dhe hetuesit se nuk
duhej të binte në sy dhe duhej të
tregonte itinerarin e lëndës narkotike,
me qëllim që të mos vihej re.
Duke u ndihmuar edhe nga shtetasi
kosovar, ai ka takuar pronarët e
lëndës narkotike, duke u treguar se
marijuana ishte e mirë dhe kishte
menduar se lënda narkotike do të
shitej menjëherë në vendlindjen e
tij. Duke u treguar lazaratasve për
njohjet në shtetin helen, anglezi ka
bindur Beqir dhe Hasan Avdulin të
bëjnë gati lëndën narkotike. Por,
nëpërmjet përgjimit dhe infiltrimit,
policia dhe prokuroria ka mundur
të ketë nën kontroll të gjithë
sasinë prej 505 kilogramësh lëndë
narkotike, e cila ishte destinuar për
në Greqi. Të dy, nip e xhaxha, janë
arrestuar në flagrancë me urdhër të
Prokurorisë së Krimeve të Rënda,
ndërsa dje kanë përfunduar në
dyert e gjykatës, ku do të hetohen
nën akuzën e trafikut ndërkombëtar
të lëndëve narkotike.
Dosja
Prokuroria e Krimeve të Rënda
ka dërguar në gjykatë dy të pandehur,
Beqir dhe Hasan Avdylin,
xhaxha e nip, të cilët kanë tentuar
të dërgojnë në Angli nëpërmjet
shtetit helen një sasi prej 500 kilogramësh
marijuanë. Dy të pandehurit
në bashkëpunim me të infiltruarin,
i cili në bazë të vendimit të
prokurorit të datës 24 shkurt 2009
është autorizuar të kryejë veprime
simuluese, kanë marrë përsipër
dhe kanë kryer të gjitha veprimet
e nevojshme për dërgimin jashtë
territorit të shtetit shqiptar të një
sasie lënde narkotike në masën
prej 505 kilogramësh e 535
gramësh. Kjo sasi lënde narkotike
është siguruar nga të pandehurit
Beqir Avduli dhe Hasan Avduli, të
cilët janë marrë dhe me paketimin
e tyre. Të pandehurit, së bashku
me agjentin e policisë, kanë bërë
marrëveshje me njëri-tjetrin për të
dërguar sasinë e lëndës narkotike
jashtë shtetit. Marrëveshja ndërmjet
tyre është konkluduar pas takimeve
dhe bisedave telefonike të
bëra. Sipas dosjes së prokurorisë,
Beqir Avduli është takuar me
punonjësin e infiltruar të policisë
dhe kanë biseduar me njëri-tjetrin
në lidhje me zhvillimin e veprim-
Një 65-vjeçare nga një
fshat i Rrethit të Elbasanit
rrezikon seriozisht
jetën nga helmi që ka
përdorur për dezinfektimin e
pulave. Ngjarja ka ndodhur
rreth orës 11:30 të së mërkurës,
në fshatin Griqan të
Komunës Labinot-Fushë. Sipas
burimeve të policisë
lokale, 65-vjeçarja Fatime
Çikoja ka spërkatur pulat në
kotec me një lloj medikamenti
të tipit "WILLOTOX", që zakonisht
përdoret për parazitët
e llojit "pulis". Pasi ka mbaruar
me dhjetë pulat, ajo ka
hedhur në kokën e saj pluhurin
e mbetur, pasi parazitët
kishin mbushur edhe flokët e
saj. Në pak minuta ajo është
gjetur e shtrirë dhe pa ndjenja
pranë kotecit të pulave, ku
të afërmit e kanë nisur menjëherë
për në spitalin e qytetit.
Sipas burimeve spitalore,
jeta e gruas rrezikohej
seriozisht dhe për këtë arsye
mjekët kanë vendosur ta nisin
për mjekim më të specializuar
në Spitalin Ushtarak
të Tiranës.
Be.Dy.
Elbasan
Dezinfekton pulat,
vetëhelmohet
65-vjeçarja
zohej për ndërtimin e një objekti
shumëkatësh. Në vitet 2000-2007,
dhjetëra banorë të Komunës së
Kasharit kanë denoncuar skandalin
në Policinë dhe Prokurorinë e Tiranës.
Qindra denoncime janë
regjistruar. Shtatë persona janë të
implikuar në mbivendosjen e
pronave, ku krahas tre krerëve të komunës,
përgjegjës janë edhe Islam
tarisë. Beqir Avduli ka rënë dakord
të gjente një sasi lënde narkotike
të konsiderueshme sipas
kërkesës së bërë nga agjenti i infiltruar.
Pasi kanë rënë dakord për
çmimin e shitjes, Beqir Avduli ka
rënë dakord edhe për të gjithë elementët
e tjerë që kishin të bënin
me paketimin e mallit për rrugë të
largët, sistemimin e tij në çanta të
mëdha etj. Në këtë veprimtari, i
pandehuri Hasan Avduli ka kryer
detyrat e veta, sipas ndarjes së rolit
në bashkëpunim.
Arrestimi
Pas paketimit për rrugë të
largët, policia, me urdhër të
Prokurorisë së Krimeve të Rënda,
gjatë operacionit "Darka jashtë"
ka bërë ndalimin e të dyshuarve.
Më datë 08 mars 2009 është bërë
arrestimi në flagrancë i të pandehurve,
teksa kryenin veprimet për
trafikimin e lëndës narkotike. Ata
kanë qenë në kontakte të vazhdueshme
me punonjësin e infiltruar
të policisë, i cili nga ana e tij
ka marrë dhe dy herë të tjera lëndë
narkotike nga të pandehurit.
Hetuesit kanë konkluduar se të
gjitha takimet dhe bisedat e tyre
janë provë sesi bëheshin përgatitjet
për sasinë e lëndës narkotike
që do të dërgohej për jashtë shtetit.
Edhe destinacioni i lëndës
narkotike për jashtë shtetit përbën
elementë të veprës penale,
sipas prokurorisë. Ndërkohë, fakti
që kjo sasi lënde narkotike nuk
është dërguar në destinacionin e
dëshiruar, ka lidhje me ndërhyrjen
e forcave të policisë, të cilat
kanë ndërprerë rrjedhën e zinxhirit
kriminal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›