Altin Lala: “Skelës ia rregulloj unë”

Altin Lala shfaqet i qeshur në ambientin e hotelit, edhe pse në Gjermani mediat e atjeshme bluajnë tërë ditën kundër tij. Mesfushori shkatërrues i Hanover 96 me ndërhyrjen e tij e nxori jashtë loje Zhermën Xhonsin e Shalke 04, duke i hequr këtij të fundit mundësinë për të luajtur me Gjermaninë në miqësoren kundër Belgjikës.
"E pashë ndeshjen të përsëritur në televizion. Nuk ishte një ndërhyrje aq e rëndë, madje takat e këpucëve të mia nuk e kishin prekur fare Xhonsin", - thotë Lala. Hanover humbi 3-0 në transfertë me Shalken, por më këtë rezultat e pësoi edhe Energi Kotbus i Ervin Skelës me Hofenhajmin, madje në shtëpi. "Edhe unë si Skela? Mos të ketë merak, ia rregulloj atij ndeshjen e radhës", - qesh Lala. T
ë premten në mbrëmje, vetëm dy ditë pas ndeshjes së Kombëtares, Hanoveri dhe Energi Kotbus do të luajnë midis tyre në javën e dytë të Bundesligës. Trajneri Han e ka gjetur zgjidhjen. "Secili do të luajë nga 45 minuta kundër Lihtenshtejnit".