E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duro: “Lihteshtejni, kualidim kundër Suedisë”

Shqipëria do të luajë të mërkurën kundër Lihteshtejnit ndeshjen e dytë miqësore brenda vitit 2008, pas asaj të humbur me Poloninë (0-1), takim i luajtur në Reutlingen Gjermanisë.
"Ky takim edhe pse luhet kundër një kundërshtari të lehtë në letër na shërben për parë gjendjen e grupit përpara ndeshjes eliminatore me Suedinë. Shpresojmë që të gjithë të bëjnë një ndeshje të mirë, edhe si ndeshja e parë përballë publikut tonë, por edhe të jemi sa më entuziastë kundër suedezëve dhe për ta pagatitur sa më me qetësi ndeshjen kundër tyre. Duhet të përqendrohemi maksimalisht, që përvec lojës së mirë të arrijmë edhe rezultat", - thekson Klodian Duro, mesfushori i Omonia Nikosias në kampionatin qipriot. "Do të kemi tri ndeshje rresht para publikut tonë përfshirë Lihteshtejnin, Suedinë e Maltën, kështu që kërkojmë rezultat pozitive në tre tatimet, ku ai kundër Suedisë do të flasë shumë edhe për ecurinë tonë në eliminatoret e Kampionatit Botëror".
Klodian Duro gjendet një formë të shkëlqyer fizike. "Kam rreth dy muaj e gjysmë që përgatitem. Kam nisur shumë herët fazën përgatitore te Omonia dhe përvec miqësoreve të shumta kam luajtur edhe tri ndeshje në Kupën UEFA ku si ekip kemi arritur tri fitore. Ndihem shumë mirë", - shton ish-mesfushori i Tiranës. Omonia Nikosia fitoi së fundi me AEK-n e Athinës, pikërisht në kryeqytetin grek. "Sa shanse kemi për t'u kualifikuar në turin e tretë të Kupës UEFA? Rezultati i ndeshjes së parë (1-0) na bën optimistë se do ta kalojmë me sukses edhe ndeshjen e dytë. Jemi të përqëndruar dhe shpresojmë të kualifikohemi. Ky është dhe objektivi i klubit".
Duro pohon se Omonia është përforcuar me lojtarë që vijnë nga kampionatet më të mira europiane, përfshirë lojtarë që kanë luajtur më parë në Spanjë e Gjermani. "Shpresojmë që këtë vit të kalojnë turin e dytë edhe Anorthosis Famagusta i Arjan Beqajt në Ligën e Kampioneve, por dhe Apoel i Altin Haxhit në Kipën UEFA. Për të thënë të vërtetën investohet shumë për futbollin në Qipro, madje po rivalizojmë ekipet më të mëdha greke edhe në tregun e lojtarëve. Tani është më i fortë kampionati qipriot se ai grek. Unë kam qenë para tetë vjetësh në Qipro kur luaja për Vllazninë, dhe shoh ndryshime të mëdha, duke filluar jo vetëm nga ambientet, por dhe nga niveli i futbollit, përfshirë edhe pagesat e larta ndaj lojtarëve. Ka një interesim real për futbollin".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›