E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agolli: Kryetari të jetë kokulur

 

Shkrimtari i njohur i socialistëve, Dritëro Agolli nuk hezitoi t’i japë i pari këshillat e tij Edi Ramës si kryetar i PS për katër vitet e ardhshme. Duke dashur të evidentojë dhe disa defekte në drejtimin e PS-së Agolli u shpreh dy ditë më parë se “udhëheqësi të jetë më i afërt me njerëzit, më kokulur, të shprehë dashuri ndaj të gjithëve”. Shkrimtari i njohur shprehu dhe vlerësimin e tij lidhur me bojkotin që deputetët socialistë po i bëjnë Parlamentit duke vendosur disa kushte. Sipas tij, ky bojkot nuk duhet të zgjasë shumë, ndërsa kërkesat që i janë drejtuar maxhorancës janë sipas tij dhe një përpjekje për të verifikuar veten përballë votës së elektoratit, por dhe për të sqaruar nëse ka pasur apo jo manipulime dhe çrregullime gjatë procesit të votimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›