E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlater Fushaj: Ja cilët janë fajtorët te Vllaznia

 

Lista e të zhgënjyerve nga Vllaznia është tejet e gjatë, por i pari në këtë listë është presidenti i këtij ekipit, Valter Fushaj. Është pikërisht ky njeriu që ka hedhur në këtë sezon jo pak lekë, por miliona e miliona gjatë merkatos së verës. Janë plot 13 blerje që numri një i presidencës shkodrane dhe stafi i tij kanë bërë në këtë fillim sezoni dhe në pesë javët e para rezultatet janë më shumë se zhgënjyese. “Natyrshëm që jam shumë i mërzitur është një situatë vërtetë e keqe në ekipin tonë. Një situatë që unë as që do ta mendoja në fillim të sezonit”, është shprehur Fushaj. Por një situatë e tillë ka edhe përgjegjësit e saj. Të shumtë në Shkodër janë ato që fajësojnë lojtarët. “Rezultatet e tanishme kanë si përgjegjës jo një apo dy lojtarë por gjithë ekipin pa përjashtim. Një përgjegjësi të veçantë në këtë situatë të krijuar ka stafi teknik i ekipit. Por unë do t’i vija një përgjegjësi më të madhe dhe liderëve të këtij ekipi edhe ato nuk janë aty ku priteshin. Pra përgjegjësia në këto rezultate është e të gjithëve pa përjashtim”, ka theksuar Fushaj. Të gjithë tani sytë dhe mendjen në Shkodër, por jo vetëm aty e kanë se çfarë do të ngjasë pranë këtij ekipi. “Do ta shohim me shumë qetësi këtë situatë të vështirë që ndodhet në ekipin tonë. Pastaj do të shikojmë mbi masat që do të marrim për të rregulluar problemet që kemi. Kam besim se do të bëjmë më të mirën e mundshme brenda një kohe të shkurtër”, ka deklaruar Fushaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›