E Diel, 1 Nëntor 2026

Agolli: Të përsërisim Suedinë e Portugalinë

 

Mjafton të luajmë sikundër ndaj Suedisë dhe Portugalisë edhe ndaj Danimarkës për Agollin që të marrim pikë në ndeshjen e së mërkurës. “Tri ndeshjet e fundit kemi zhvilluar lojëra shumë të mira. Danimarka është e parë në grupin tonë dhe do të vijë në Tiranë me synimin për të marrë tripikëshin. Normalisht, janë ata që ndihen nën presion. Nëse do të luajmë si në tri ndeshjet e fundit, mendoj se do të arrijmë një rezultat pozitiv. Besoj nëse dalim në lojën tonë, siç e kemi treguar me Suedinë apo Portugalinë, ndaj të cilëve kemi marrë rezultate pozitive, mendoj se i hap punë çdo ekipi. Mendoj se në Tiranë, jo vetëm Danimarka, por çdo lloj ekipi e ka pasur të vështirë. Nëse do të bëjmë lojën tonë, të mbështetur edhe nga publiku ynë, edhe Morten Olseni nuk do ta ketë të lehtë”, ka përfunduar Agolli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›