E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, lë vendin nga kërcënimet

 

Një ekspert për trafikun detar në Rusi, i cili zbuloi zhdukjen misterioze të anijes transportuese “Arctic Sea” me itinerar nga Finlanda për në Algjeri, Mihail Vojtenko, ka braktisur Rusinë për shkak të kërcënimeve të disa “njerëzve shumë seriozë”. Vojtenko, redaktor i një gazete për anijet, ka thënë për agjencinë AFP, se është larguan nga Rusia me “avionin e parë”, pasi kishte marrë një telefonatë nga “njerëzit të cilët punojnë për interesat e shtetit”. Vojtenko ishte ai që sugjeroi se anija “Arctic Sea”, kishte një ngarkesë sekrete armësh. Ai hodhi dyshime mbi shpjegimin që dha qeveria ruse, se anija ishte rrëmbyer nga piratë. Ai pretendon gjithashtu, se NATO e dinte me saktësi se çfarë kishte ndodhur. “Pyesni NATO-n, jo marinën ruse, pasi ata e dinin që nga fillimi se çfarë po ndodhte. Por nuk e dinin se ku ishte anija. Ka një farë biznesi midis NATO-s, Rusisë dhe atyre që rrëmbyen anijen. Kjo është çka mendoj unë”, tha ai për BBC-në.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›