E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahmir Hyka: Qipro na ka bërë më të fortë

 

Mesfushori kuqezi beson se Kombëtarja mund të dalë me një rezultat pozitiv nga përballja me Danimarkën. “Pas ndeshjes me Qipron jemi me moral të lartë. Ndaj Danimarkës do të përpiqemi të bëjmë më të mirën, për t’i vënë në vështirësi pasi dihet forca e tyre. Janë në vend të parë në grupin tonë. Besoj se do të bëjmë diçka pozitive në lojë. Danimarka luan futboll fizik, por dhe teknik, por ne do t’i kundërpërgjigjemi me përdorimin e topit dhe me kundërsulme mund t’i vëmë në vështirësi. Nuk është çudi që ne t’i shkaktojmë Danimarkës humbjen e parë. Në futboll çdo gjë është e mundur. Pse jo të mos fitojmë. Nëse do të luaj? Këtë e vendos trajneri, nuk kam folur nëse do të luaj në formacion apo jo. Nëse do të më jepet mundësia, do të mundohem të jap më të mirën”, ka thënë Hyka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›