E Diel, 1 Nëntor 2026

Gheddafi: Zvicra jashtë OKB-së

 

Muammar Gheddafi duket se nuk e ka falur Zvicrën, edhe pas ndjesës zyrtare të presidencës zvicerane për arrestimin e djalit të tij, Hannibal. Kështu lideri libian ka vendosur t’i kërkojë Kombeve të Bashkuara ç’anëtarësimin e Zvicrës, duke i ndarë kantonet e saj sipas shteteve nga të cilat kanë emrin: kantoni italian, sipas planit të Gheddafit duhet të shkojë me Romën, ato frankofone me Parisin dhe ato gjermane me Gjermaninë. Sipas asaj që ka referuar në televizionin zvicerano-gjerman parlamentarja e zv/presidentja e Komisionit të Jashtëm, Christa Markualder, Gheddafi do të paraqesë instancë formale në takimin e ardhshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 23 shtator nën presidencën e Libisë. Në korrik 2008 djali i Gheddafit dhe gruaja e tij shtatzënë, u arrestuan nën akuzën e keqtrajtimit të pastrueses së një hoteli në Zvicër. Ai u lirua përsëri, por që në atë moment raportet mes dy vendeve janë të tensionuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›