E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agolli:Transparencë për cdo projekt të Bashkisë

TIRANE- Bashkia e Tiranës reagon pas akuzave të Kryeministrit Berisha. Administratori i Përgjithshëm i kësaj bashkie Dritan Agolli tha sot se akuzave të kryeministrit, ky institucion do t’i përgjigjet me projektin më të madh europian të transparencës.

“Bashkia e Tiranës nuk është këtu sot për tju përgjgijur akuzave, as për tu mbrojtur dhe as për të dhënë prova e fakte nga 302 dosjet e së vërtetës. Bashkia e Tiranës është këtu për tët lancuar projektin më të madh të transparencës që është parë ndonjëherë në hapsirën europiane. Projekti që do të zbardhë përditë, cdo orë cdo dosje nga këto 302 dosje. Cdo emër e mbiemër pronarësh, cdo emër investitorësh, cdo centimetër tokë.

Bashkia e Tiranës deklaron se nuk do të lodhet as nuk do të rreshtë në zbardhjen e cdo akuze. Në tretjen e cdo gënjeshtre, derisa asnjë fije balt e politikëssë hedhur në këto 10 vjet të mos ngelet në fytyrën e saj.”- deklaroi në nje prononcim per shtyp Dritan Agolli.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›