PD: Gratë në PS ti thonë “stpo” dhunës së kryetarit
TIRANË - Kryetarja e Forumit të Gruas të Partisë Demokratike, Albana Vokshi, i ka bërë thirrje sot kolegeve deputete të opozitës të distancohen nga fenomenet e ushtrimit të dhunës nga lideri i tyre, Edi Rama.
Deputetja Vokshi tha sot gjatë një konference për shtyp, se "gratë deputete të Partisë Socialiste duhet t’i thonë stop dhunës së liderit të tyre për të vazhduar sëbashku luftën tonë, për të krijuar një botë ku çdo grua të trajtohet me respekt dhe dinjitet".
"Dhuna e Ramës në familje nuk është aspak shpifje, ashtu siç pretendohet nga zëdhënësit e keqpërdorur të PS-së, por janë fakte konkrete dhe ekstrakte nga dëshmitë në gjykatë”, tha Vokshi, duke shtuar se "LDGSH do të vazhdojë me intensitet e pa u ndalur përballë presioneve të liderit të opozitës, punën për materializimin e aspiratave për të promovuar rolin e gruas në shoqërinë shqiptare".
(m.a/BalkanWeb)