Fullani apel qeverisë: Kujdes politikat fiskale
TIRANE- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani i bën apel qeverisë të tregojë kujdes me politikat fiskale pasi vendi është ende i rrezikuar nga kriza. Gjatë një takimi pune me përfaqësues të rajonit, Fullani ka nënvizuar se duhet nj reagim i përbashkët ndaj pasojave të krizës. Kjo pasi të gjitha vendet e Europës Juglindore kanë përballuar pak a shumë në të njëjtën mënyrë ndikimin e saj duke ruajtur sistemin financiar.
“ndërkohë që ende nuk jemi jashtë rrezikut është e rëndësishme të sigurohemi që oreksi i madh i fiskal i vitit të kaluar i cili karakterizoi të gjithë rajonin nuk do të vazhdojë të jetë një fenomen mbizotërues. Duhet të nisim menjëherë vlerësimin e dëmeve anësore që ka shkaktuar reagimi ynë ndaj presioneve të krizës. Në këtë drejtim është mjaft e rëndësishme të vlerësojmë jo vetëm qëndrueshmërinë afatgjatë të ekuilibrave të rajonit por deh të analizojmë me kujdes dhe efektivitetin e politikave tona afat shkurtra”-deklaroi Guvernatori i BSH-së.
Më tej Fullani kërkoi nga qeveria që të ndërrmarë reforma strukturore me qëllim thithjen e burimeve të reja të financimit të ekonomisë.
Edhe më parë guvernatori ka shprehur domosdoshmërinë e ndryshimit të modelit ekzistues të zhvillimit pasi burime që deri tani kanë financuar ekonominë tonë si të ardhurat nga emigrantët dhe eksportet kanë pësuar rënie.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)