“Agresioni ndaj mjekut, nën efektin e drogës”
• Sulmi me thikë ndaj mjekut Ali Refatllari, është klasifikuar nga policia si vrasje e mbetur në tentativë për shkak të detyrës.
Dashamir Biçaku
Ky është klasifikimi i referuar në dosjen penale të hapur nga policia e kryeqytetit pas plagosjes së shefit të kardiokirurgjisë, tri ditë më parë. Lajmi është bërë i ditur dje nga burime zyrtare të policisë së Tiranës, të cilat pohuan se, Arben Strazimiri, 35 vjeç, banues në rrugën “Haxhi Sina”, është ndaluar në flagrancë, pas sulmit të ushtruar ndaj mjekut, Ali Refatllari, shef i pavijonit të kardiokirurgjisë në spitalin civil në kryeqytet. Policia tha se më parë, Arben Strazimiri, autori i plagosjes, ka qenë person i dënuar për tentativë vrasjeje dhe grabitje me armë. Sipas burimeve të policisë, i akuzuari Strazimiri, njihet si konsumator i lëndëve narkotike ndërsa hetuesit po verifikojnë pasi dyshohet se ai ka sulmuar mjekun nën efektin e lëndëve narkotike. Pas ngjarjes së ndodhur në spital, dëshmitarët pretenduan se Arben Strazimiri ndërsa qëllonte mjekun me thikë pretendonte se ai kishte marrë një shumë parash për t’i shpëtuar dajën e tij, i cili vdiq dhjetë ditë më parë pas një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Në fakt një version i tillë është hedhur poshtë nga të afërmit e Harbi Ahmetit, daja i Arben Strazimirit për të cilin dyshohet se është hakmarrë i arrestuari. Anëtarët e familjes Ahmeti, pohuan për gazetën “Panorama”, se atyre nuk iu kishte kërkuar askush para dhe ata vetë nuk i kishin dhënë asnjë njeriu para. Gjithsesi, policia nuk ka nguruar ta klasifikojë ngjarjen e ndodhur si vrasje e mbetur në tentativë për shkak të detyrës së mjekut. Kjo pavarësisht faktit se veprimi i Arben Strazimirit ndaj mjekëve, mund të mos ketë lidhje me dhënien apo jo të parave se sa me faktin e vdekjes së dajës së autorit, të plagosjes me thikë në sallën e operacionit për çka autori i krimit kishte fajësuar mjekun. Burime të policisë së Tiranës, pohuan se nga verifikimet e kryera nuk kanë arritur në përfundimin se ka pasur veprime korruptive të kryera nga mjeku i plagosur. Një fakt i tillë është pohuar edhe nga familjarët e të ndjerit, që ka ndërruar jetë gjatë kryerjes së operacionit. Gjithsesi hetuesit kanë shtuar se, do të verifikojnë dhe hetojnë edhe këtë version të ngjarjes, për të sqaruar plotësisht atë që ka ndodhur. Gjatë ditës së djeshme hetuesit e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe oficerët e zyrës së hetimit të vrasjeve, kanë tentuar të marrin në pyetje mjekun e plagosur Ali Refatllari. Edhe pse gjatë ditës së djeshme shefi i pavijonit të kardiokirurgjisë kishte kaluar rrezikun dhe nuk ishte në vëzhgim të mjekëve, ai nuk ka qenë në gjendje të flasë për hetuesit. Burime nga spitali civil në Tiranë thanë dje se, që prej ditës së premte pas ngjarjes, kardiologu i plagosur ka qëndruar në sallën e reanimacionit. Pritet që hetuesit e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, të shkojnë sot në spitalin civil në Tiranë, në pavijonin e kardiokirurgjisë për të pyetur mjekun rreth ngjarjes së ndodhur të premten në mëngjes.
“Dhunuesi i mjekut doli nga burgu 2 muaj më parë”
TIRANE - Arben Strazimiri, i arrestuar nga policia e kryeqytetit mesditën e të premtes pas agresionit ndaj mjekut Ali Refatllari, është lënë i lirë vetëm dy muaj më parë, pasi ishte i izoluar në ambientet e Spitalit të Burgut. Një veprim i tillë është kryer pasi është vënë re se veprimet e tij, si dhe marrja me vullnet të plotë e ilaçeve me të cilat mjekohej nga skizofrenia janë bërë shkak për të menduar se gjendja e tij ishte në përmirësim e sipër. Kjo ka bërë që ai të rikthehej në familje. Arben Strazimiri ka qenë i arrestuar nga policia dhe vuante një dënim për grabitje të ndodhur me armë në vitin 2003, në bashkëpunim me tre persona të tjerë gjithashtu të arrestuar, nga efektivët blu. Kjo ngjarje ka ndodhur në afërsi të farmacisë nr.10, në unazë, kur Strazimiri dhe tre persona të tjerë ndaluan dhe grabitën me armë një automjet. Veprimi i vitit 2003, sipas njoftimit të policisë është kryer nën ndikimin dhe efektin e lëndës narkotike. Më parë i arrestuari sipas policisë, ka qenë i akuzuar edhe për vrasje të mbetur në tentativë ndaj kunatit të tij, si dhe për veprime të tjera. Fakti se ai ishte i sëmurë mendor, ka bërë që gjykata të urdhëronte mbylljen e tij në spital.
Plagosja e mjekut, QSUT në protestë: Pezullojmë operacionet kirurgjikale
TIRANE – Plagosja me thikë e shefit të kardiokirurgjisë, Ali Refatllari, është bërë shkak për pezullimin e të gjitha operacioneve të ndërhyrjes kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë. Incidenti i ndodhur tri ditë më parë në ambientet e brendshme të spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë është bërë shkak për shtyrjen e disa operacioneve të planifikuara për pacientët që mbahen aty. Në shenjë proteste për sulmin e rrezikshëm ndaj shefit të repartit të kardiokirurgjisë në spitalin “Nënë Tereza”, kirurgët kanë vendosur të mos zhvillojnë asnjë nga operacionet e parashikuara për pacientët e shtruar në QSUT. Mjekët deklaruan dje se, nuk do të zhvillojnë asnjë ndërhyrje kirurgjikale për pacientët e ndodhur në spital apo ata që vijnë nga rrethet e ndryshme të vendit, me përjashtim të rasteve të urgjencës. Reagimi i ashpër i kirurgëve erdhi vetëm një ditë pasi mjeku Ali Refatllari u sulmua dhe u plagos me thikë brenda në ambientet e spitalit shtetëror nga 35-vjeçari Arben Strazimiri. Veprimi i këtij të fundit, i arrestuar tashmë nga policia, rrezikon gjendjen e dhjetëra pacientëve që ishin në pritje të operacioneve për ndërhyrje kirurgjikale në QSUT. Në shenjë proteste mjekët kanë paralajmëruar se ditën e hënë, nga ora 09:00-10:00 do të braktisin të gjithë procesin e punës. Ndërkohë ata kanë konfirmuar vendosmërinë e tyre për të protestuar ndaj sulmeve të dhunshme kundër mjekëve, me anë të pezullimit të ndërhyrjeve kirurgjikale. Në një deklaratë për shtyp të mjekëve të të gjithë shërbimeve të kirurgjisë në QSUT, thuhet se, “operacionet e planifikuara do të shtyhen dhe në salla do të hyjnë vetëm rastet e urgjencës. Të gjithë pacientët që janë shtruar në spital nuk do të operohen dhe këtë fat do të kenë edhe ata që vijnë nga rrethet. Ditën e hënë për të paktën një orë, nga 09:00-10:00 do të pezullohet edhe puna nga të gjithë punonjësit e QSUT-së”. Ata u kanë bërë thirrje mjekëve në të gjithë vendin t`i bashkohen protestës në mbrojtje të punës dhe profesionit të tyre. Mjekët e QSUT-së deklaruan dje se, sulmi i dhunshëm ndaj kolegut të tyre nuk është i rastësishëm. “I kujtojmë strukturave më të larta shtetërore dhe politikës shqiptare se personeli shëndetësor ka qenë i vetmi që ka funksionuar në raste emergjencash”, shprehen mjekët në deklaratën e tyre të protestës, duke pranuar edhe problemet e sistemit shëndetësor në vend. Sipas mjekëve, problemet nga të cilat vuan sistemi shëndetësor shqiptar nuk janë të lidhura me profesionalizmin e mjekëve, por me një sistem shëndetësor të pareformuar, të nënfinancuar dhe të pamotivuar. Edhe më parë, pas rasteve kur familjarë të pacientëve kanë sulmuar apo kanë ushtruar dhunë mbi mjekët, bluzat e bardha kanë kërkuar që të ndërmerren masa sigurie në spitale. Në fakt tri ditë më parë kur shefi i kardiokirurgjisë është sulmuar me thikë nga Arben Strazimiri, ka qenë një agjent i policisë ai që ka ndërhyrë duke i shpëtuar jetën mjekut. Agjenti i veshur me rroba civile është ndodhur rastësisht në ambientet e spitalit dhe sapo ka konstatuar sulmin e rrezikshëm ndaj mjekut ka ndërhyrë, duke ndaluar veprimet e agresorit. Ndërhyrja e këtij efektivi të policisë është konsideruar si veprimi që i ka shpëtuar jetën mjekut, Ali Refatllari, të cilin sipas policisë, autori i krimit kishte tentuar ta vriste duke e qëlluar disa herë me thikë. tr.so