“KARABURUN 2003”, kur bunkerët e Enverit sfiduan raketat e NATO-s
• Për herë të fundit bunkerët e Enverit u përmendën me sukses të krahasuar me piramidën e Keopsit.
Ferdinand Dervishi
Në Samitin e Bukureshtit, Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, e kishte zgjedhur me kast, pas momentit të marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, që batuta të ishte në përmbyllje të fjalimit të tij. Efekti, i ravijëzuar, të paktën në fytyrat e zyrtarëve të ulur pranë Presidentit amerikan, Bush, nuk kaloi pa u regjistruar nga kamerat e shumta. Por historia e bunkerëve të komunizmit “Made in Albania” këtu vetëm sa u soll në vëmendje publike në formën e një rasti nga të shumtët. Historia e tyre është vërtet e pazakontë sa edhe një piramidë egjiptiane dhe koha nuk është aspak të thuhet se ata, bunkerët, janë në fundin e protagonizmit, apo pranë pleqërisë së pakthyeshme. Aspak. Ata janë ende shumë të fortë dhe këtë e treguan edhe në Gërdec, duke i mbijetuar një shpërthimi të ngjashëm vetëm me atë atomik. Gjithsesi përgjatë historisë që nga ideimi i tyre, ngjarja që i ka bërë, apo mund t’i bëjë edhe më shumë të përfolshëm, apo debatsjellës, është mbajtur sekret. Ajo ka lidhje me një stërvitje të aeroplanmbajtëses amerikane “Harry S. Truman”, të zhvilluar në Karaburun në janar 2003 dhe i ka dhënë një përgjigje pikëpyetjes së madhe që mundonte dikur komunistët shqiptarë: Bombat e NATO-s, apo të imperialistëve amerikanë, a do t’i vrisnin nëse do të strehoheshin brenda bunkerëve?
Një marrëveshje e vështirë
Kontakti i parë me imazhin e një aeroplanmbajtëseje me ekuipazh 6 800 marinarësh, aq sa banorë ka aktualisht qyteti i Orikumit, kishte qenë gjithsesi për tjetër qëllim. Teksa anija sa një qytet lëvizës ishte instaluar në Adriatik, një oficere amerikane, pjesëtare e stafit të “USS Harry Truman”, kishte kontaktuar në fillim të vitit 2003 mbase një nga kryepushtetarët e Vlorës si dhe drejtuesin e policisë. Takimi kishte si qëllim mundësimin e zbarkimit të marinarëve të anijes gjigande në Vlorë që të argëtoheshin. Por një nga pyetjet e vështira për veshët e shqiptarëve kishte qenë ajo e prezencës ose jo të shtëpive publike, apo mundësive të ngjashme. Në këtë pikë shqiptarët kishin tundur kokën për të përforcuar më tepër se zakonisht mohimin kategorik: Jooooo, punë që s’bëhet! Oficerja kishte hapur sytë, ndërsa vendalinjtë përballë saj kishin argumentuar: Shiko si është puna, mentaliteti, sidomos i kësaj zone, është shumë larg kërkesave tuaja. “Por ju po i thoni jo një mundësie të madhe përfitimi. Marinarët shpenzojnë shumë në kësi rastesh, të tjerët do na lusnin...”
Gjithsesi marinarët e “USS Harry Truman” këto kërkesa, qoftë biologjike, i plotësuan në Korfuz. Por, duket në brigjet greke, të njëjtët nuk arritën të siguronin leje për të bërë, kësaj radhe, qitje luftarake. Kështu të njëjtët oficerë të aeroplanmbajtëses kontaktojnë me drejtuesit e marinës ushtarake shqiptare dhe sërish me autoritetet lokale e policinë e Vlorës. Takimi realizohet në D2D (Distrikti Detar 2) në Vlorë. Kërkesa e amerikanëve ishte të mundësohej qitje luftarake në faqen e jashtme të Karaburunit. Këmbëngulja i kalonte madje kufijtë e zakonshëm. Kjo sepse për pak javë, më 20 mars 2003, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët do të sulmonin Irakun dhe specialistët e ushtrive të tyre kishin zbuluar se bunkerët e Enverit ishin të ngjashëm me ata të Sadam Huseinit. Por këtu kishte një tjetër problem. Në Karaburunin e pamat, që nga Kepi i Ravenës (mbi Llogora) e deri në Kepin e Gjuhzës (fundi i Karaburunit) kullosnin rreth dhjetë tufa me dhi, të gjitha në pronësi të fshatarëve të Dukatit. Vetëm një tufë numëronte mbi 700-800 krerë dhe amerikanët sërish ishin gjendur përballë një tjetër pamundësie marrëveshjeje me shqiptarët. Por nuk ishin tërhequr. Shumë të merakosur, që këtë radhë miqtë dhe aleatët e mëdhenj të mbeteshin të kënaqur, krerët e marinës dhe të pushtetit lokal organizojnë të paktën dy takime me barinjtë në një nga lokalet e shumta të Dukatit. “E pamundur. Kecat janë të sapopjellë, do na ngordhin...”, ishte pretendimi i barinjve dukaqotë. Gjithsesi amerikanët sërish këmbëngulin, dikur barinjve u tingëllon përftimi në vesh, bien dakord që të huajt të paguajnë për një sasi ushqimi të bagëtive dhe më në fund binden të largojnë kecat nga Karaburuni. Por që të sillje në Dukat disa tufa nga ekstremi fundor i gadishullit ishte pothuaj e parealizueshme. Duhej mbase një javë kohë. Kështu që u mendua një tjetër zgjidhje. Marina ushtarake shqiptare vuri në dispozicion një anije dhe tri tufa me bagëti u mbartën për në ishullin e Sazanit. Më në fund marinarët e “USS Harry Truman” mund të bënin qitje në Karaburun. Në kalendarin on line të anijes gjithsesi këto veprime janë konsideruar si manovra luftarake në bashkëpunim me ushtrinë shqiptare, në afërsi të portit të Vlorës, të nisura më 25 janar 2003.
Vizita e mirënjohjes
Pasi faqes së jashtme të Karaburunit iu bë edhe një kontroll i fundit, ushtarakët e “USS Harry Truman” kryen qitje me raketat e tyre ndaj bunkerëve të vjetër të Enverit, qoftë statike, drejtpërdrejt nga anija, qoftë me anë të avionëve reaktivë. Largësia e qytetit të Vlorës, në distancën 16 km, e lejonte një manovër të tillë. Banorët e Vlorës asokohe dëgjuan zhurma e shpërthime, që vinin nga Karaburuni, por nuk bënë ndonjë reklamim të njohur. Pasi realizuan qëllimin e tyre, ushtarakët e huaj u larguan pa ndonjë ceremoni të veçantë nga ujërat shqiptare. Sipas kalendarit të anijes, ata janë ngjitur në veri, për të qëndruar në periudhën 31 janar–05 shkurt 2003, në Koper të Sllovenisë. Por amerikanët duket nuk e harrojnë nderin që shqiptarët ju bënë. Një ditë para se anija e stërmadhe të largohej përfundimisht nga Adriatiku e Joni, për t’iu afruar në një distancë goditjeje efektive Irakut, më 10 shkurt 2003, disa shqiptarëve të veçantë u mbërrin ftesë për vizitë zyrtare të aeroplanmbajtëses. Në krye të shpurës që do të realizonte të quajturën “vizita e mirënjohjes” do të ishte ish-kryeministri shqiptar Fatos Nano. Në listën e ftesave ishin gjithashtu edhe ish-prefekti i Vlorës, Sh. Gjika, kryetari i Bashkisë, Orikum, B. Kashuri, drejtori i Policisë, N. Nallbati, një zyrtar i lartë i Marinës Ushtarake Shqiptare, B. Petoshati, dy oficerë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes (njëra femër) dhe në fund grupit i bashkohej edhe një shoqërues i kryeministrit. Nisja u bë nga Rinasi me një avion të aeroplanmbajtëses që quhej “i postës”, me kapacitet 12 vende. Amerikanët bënë kujdes që askush të mos kishte me vete kamera apo fotoaparat, i veshën të gjithë me kostume speciale që mund të shërbenin si shpëtues në rast të rrëzimit në ujë, dhe fluturuan në drejtim të Malit të Zi. Avioni u ul në pistën e aeroplanmbajtëses i kapur me kavo dhe shqiptarët i priti vetë komandanti i madh i “USS Harry Truman”, Michael R. Groothousen. Vizita gjashtë orëshe kalon nëpër disa ambiente të anijes 13 katëshe, shqiptarët habiten me sistemin e saj të sigurisë, dy nëndetëset e inkorporuara, katër destrojerët që e rrethonin në largësi të barabartë, si dhe dy helikopterët që patrullonin në ajër non stop. Për nder të shqiptarëve amerikanët bëjnë ngritjen e 4-5 avionëve luftarakë, që u lëshuan të ndihmuar nga katapulta dhe në ulje u frenuan të kapur me kavo. Gjithçka deri në drekën zyrtare shkon mirë e bukur. Madje, kryeministri shqiptar bën humor. Thumbon të vetmin anëtar shqiptar të aeroplanmbajtëses, që ishte ciceroni i muzeut të anijes, një emigrant nga Tirana, i shkuar me anë të lotarisë në Shtetet e Bashkuara: “Duket shqiptari, i zgjuar... Të tjerët shkojnë të luftojnë, ai zgjedh të bëjë ciceronin...”. I njëjti, Nano, do të kujtohej më pas edhe për një tjetër histori. Dikur i shkrepet të pijë cigare dhe pasi mëson se ajo nuk lejohet kategorikisht, zbret të tymosë në një ambient jo shumë zyrtar, tri kate më poshtë, atje ku ishin ngjeshur më shumicë marinarët duhanpirës të anijes. Gjatë drekës zyrtare shqiptarët mësojnë se në anijen kombinat ishte shtypur edhe gazeta e ditës me titull “Give ‘em hell”, që kishte në faqe të parë të pasqyruar pikërisht vizitën e kryeministrit shqiptar. Habia ishte shtuar edhe më tej kur në krye të artikullit të gazetës për Shqipërinë e shqiptarët, thuhej se ata ishin të prejardhur nga arianët (Aryan) dhe se të parët e tyre, ilirët, kishin formuar shtresëzimet e popullsisë parahelene (para greke) në Ballkan. Por kulmi, ai kulmi faktik, do të shënohej aty nga mesi i gostisë. Kur një nga oficerët e lartë amerikanë, duket më tepër i sugjestionuar sesa i dehur, i përkulet t’i flasë në vesh një ushtaraku shqiptar anglishtfolës, pjesëtar të delegacionit. “Dëgjomë miku im. Juve ju faleminderit shumë që na mundësuat stërvitjen në Karaburun. Por unë dua të të pohoj diçka që do të lutesha të mos bëhej publike. Ata bunkerët tuaj të kohës së komunizmit, edhe pse i qëlluam me të gjitha llojet e predhave e raketave, nuk u shpërbënë. Në rastin më të mirë vetëm i kemi lëvizur nga vendi, 20 apo 30 centimetra”.
Ndihma e bunkerëve u
kërkua dhe pas vitit ‘90
Të paktën në dy raste ndihma e bunkerëve të komunizmit u është kërkuar edhe pas fitores së demokracisë. Oficerë të ushtrisë pohojnë se, në vitin 1994, kohë kur ministër i Mbrojtjes ishte Safet Xhulali, u dha urdhër që të pastroheshin dhe të bëheshin gati për çdo eventualitet të gjithë bunkerët që ishin pranë kufijve tokësorë me Greqinë. Ishte koha kur kasta politike në pushtet e Tiranës kishte ndërmarrë një ofensivë të fortë ndaj qarqeve të caktuara greke, sidomos pas sulmit që një komando nga shteti fqinj bëri në një postë kufitare në Peshkëpi të Gjirokastrës duke vrarë një oficer e plagosur disa ushtarë. Ngjarja solli edhe arrestimin e disa të dyshuarve si agjentë të shërbimit sekret grek, ndërkohë që për hakmarrje shteti fqinj nisi “fshesën” më të madhe të njohur ndaj emigrantëve klandestinë shqiptarë. Por fatmirësisht, edhe pse u pastruan, bunkerët në kufirin me Greqinë nuk u përdorën kurrë, ndërkohë që pas vitin 1997 marrëdhëniet dypalëshe u përmirësuan. Një tjetër rast i përdorimit të bunkerëve të komunizmit është regjistruar në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë. Të gjithë bunkerët në kufijtë me Kosovën u pastruan dhe u përdorën qoftë nga ushtria shqiptare e pozicionuar në këtë terren për çdo eventualitet, qoftë nga forcat e NATO-s, prezente në zonë. Madje, thuhet se ky ka qenë një nga rastet kur prania e bunkerëve të komunizmit është quajtur si fat, apo më lakuriq, bekimet kanë shkuar në adresë të atyre që i ideuan dhe ndërtuan.
kerpudhat
Në një nga fjalimet e veta të viteve të para pas fitores së demokracisë, ish-Presidenti Sali Berisha kujtohet për një tjetër batutë që kishte në qendër bunkerët. Ai ironizoi duke bërë një krahasim mes çmendurisë komuniste dhe përftimit nga bunkerët tani që nuk i duhen askujt. Sipas tij: “Tashmë thonë se bunkerët mund të shërbejnë për prodhimin e kërpudhave...”
bunkeret
Oficerët e vjetër të ushtrisë shqiptare pohojnë se, bunkerët pasi u prodhuan për herë të parë janë provuar duke u qëlluar me disa lloje armësh. Ata kanë rezistuar në të gjithë rastet, madje edhe kafshët e lidhura brenda tyre kanë dalë të padëmtuara. Pohohet se bunkerët nuk janë shpërbërë edhe kur janë qëlluar nga afër me top antitank 85 mm.
xhirimet
Vetëm shoqëruesi i Kryeministrit Fatos Nano u lejua me marrëveshje të bënte pak sekonda filmime në aeroplanmbajtëse. Filmimi u shfaq në dy-tri televizione kryesore në të njëjtën ditë, më 10 shkurt 2003, duke shërbyer për të ilustruar vizitën e kreut të qeverisë shqiptare në aeroplanmbajtësen amerikane “Harry Truman”.