“Presidenti institucion ceremonial, të zgjidhet në Kuvend”
• Maxhoranca duket se ka hequr dorë përfundimisht nga zgjedhja e presidentit në popull.
TIRANE
Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, thotë se në një republikë parlamentare rolin kryesor e ka pikërisht Parlamenti, ndërsa për presidentin ajo shton se ky është një institucion ceremonial.
Grupi parlamentar ka propozuar disa amendamente për Kushtetutën lidhur me zgjedhjen e presidentit, mandatin e prokurorit të Përgjithshëm, dhe për rastin kur kërkohet mocion ndaj kryeministrit për shkarkimin e tij. Çfarë synojnë këto ndryshime të Kushtetutës së Shqipërisë?
Është e vërtetë që është bërë formalizimi dhe dorëzimi i tyre në Komisionin e Ligjeve për t’iu paraqitur fillimisht anëtarëve të Komisionit të Ligjeve, e më pas, të gjithë deputetëve në seancë. Propozimet për ndryshimet kushtetuese, në ato kapituj që ju përmendët, përbëjnë në fakt bazën e asaj që është reforma e shtetit. Them që janë formalizuar dje, pasi domosdoshmëria e ecjes përpara të reformave në këto fusha, ka kohë që diskutohet.
Kujtoj që diskutimet mbi këto reforma kanë lindur qysh në periudhën që në qeveri ka qenë PS-ja, me rastin e mocioneve që iu bënë kryeministrit të asaj periudhe dhe mbi faktin që politikanët kuptuan që Kushtetuta kishte një ngërç brenda vetes, që mund të çonte në krizë vendin dhe s’lejonte mundësinë e zgjidhjeve të momenteve të tilla. Ka qenë krizë e verifikuar, e prekur, e diskutuar dhe ka nisur të debatohet në momentin e zgjedhjes së presidentit të Republikës në vitin e kaluar, gjë që menjëherë e bëri të vetëdijshme klasën politike mbi domosdoshmërinë e ndërhyrjes në Kushtetutë, për të mos i shkaktuar vendit një lëngim të gjatë për shkak të problemeve dhe moszgjidhjeve që Kushtetuta aktuale ka brenda vetes. Problemet e tjera, si ai mbi mandatin e prokurorit të Përgjithshëm, është po ashtu temë që diskutohet gjatë dhe që ka sjellë krizë në jetën politike dhe parlamentare të vendit. Unë besoj që të gjitha këto së bashku me reformën zgjedhore përbëjnë bazën e asaj që do projektojnë konsolidimin e institucioneve shqiptare dhe vendosjen e bazës legale mbi ligjin themelor, të atij që do të jetë shteti modern. Pra realisht, kjo është reformë që kërkon kurajo të madhe, reformë që jam e bindur që do të krijojë pakënaqësi te ndonjë individ, parti e caktuar apo institucion, për shkak të lidhjes së ngushtë që bëjnë me veten e tyre, me interesa të caktuara apo karriget e tyre. Kjo reformë i bën një projeksion të jashtëzakonshëm stabilitetit të vendit tonë, konsolidimit të institucioneve dhe shmangies së krizave, të cilat i kanë rrezikuar institucionet shqiptare, gjatë viteve të kaluara.
Lidhur me mënyrën e zgjedhjes së presidentit, çfarë rekomandohet në këto propozime?
E zgjidh plotësisht në formën e dhënies së mundësisë së zgjedhjes së presidentit në raundin e pestë, pra nuk do të ndodhë më siç ka ndodhur, ose siç rrezikohej të ndodhte, në korrikun e vitit të kaluar. Ne bëmë të mundur përmes një procedure parlamentare, jashtëzakonisht të vështirë, kur kandidatët nuk pranonin të hynin në rrugën kushtetuese për të provuar veten, peshën dhe mbështetjen e tyre, dhe vendi rrezikohej të shkonte në një krizë të madhe, që Parlamenti të realizojë me sukses bërjen e vendit me president, përmes një përpjekje titanike të jashtëzakonshme, dhe sikur kjo të mos bëhej e mundur, ne sot nuk do të kishim marrë ftesën në NATO.
Në kushtet kur në Shqipëri ka një klimë politike konfliktuale, a nuk do të ishte mirë që presidenti të zgjidhej me votë popullore?
Kjo s’ka të bëjë me konfliktualitetin. Kjo ka të bëjë me problemet që ka Kushtetuta, me mungesat që ajo ka, apo me ndërlikimin në kapituj të caktuar që Kushtetuta ka sjellë. Dhe kjo situatë ka bërë që, në vend që të zgjidhë problemet që ka pasur në marrëdhëniet mes institucioneve të ndryshme shqiptare, ka krijuar mundësi të krizave artificiale, të cilat realisht e rrezikonin të ardhmen integruese të vendit. Për sa i takon variantit të menduar për zgjedhje të presidentit nga populli, mendoj se ajo do të ishte pastaj një përmbysje totale kushtetuese, pasi Shqipëria është një Republikë Parlamentare dhe në Republikën Parlamentare, institucioni qendror, ku bëhet gjithë politika, arena e debatit, reformat, është Parlamenti. Ndërsa presidenti është një institucion gjerësisht ceremonial, me një shtyllë të fuqishme në fushën ushtarake, meqenëse presidenti është Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Kjo është komponentja që ka presidenti i Republikës së Shqipërisë, pjesa tjetër është ceremonial.
Propozimi i Partisë Socialiste për një sistem proporcional rajonal, ka gjetur dhe mbështetjen e Partisë Demokratike, ka krijuar pakënaqësi në radhët e partive të vogla, të cilat kanë shprehur se rrezikohet pluralizmi në Shqipëri.
Komenti juaj lidhur me këtë.
Çdo reformë natyrisht krijon debat, madje sikur mos ngjallte debat, nuk do të ishte reformë dhe aq më pak nuk do të ishte një reformë e rëndësishme. Një reformë që do të kërkonte ndryshimin e gjërave në thelb dhe në rrënjët e saj. Besoj se gjatë gjithë kësaj periudhe janë parë modele të ndryshme të funksionimit dhe të realizimit të sistemeve elektorale dhe propozimi i sjellë është me idenë e krijimit të një qeverisje stabël. Cilado forcë politike që do të marrë pushtetin, e majtë apo e djathë, do të ketë mundësi të qeverisë për periudhën e mandatit pa qenë të kërcënuara nga presione të ndryshme apo nga situata të ndryshme. Kjo besoj se i shërben vendit në mënyrë të veçantë, në një fazë të caktuar, kur Shqipëria ka nevojë të ecë përpara me të njëjtat ritme në reforma. Kështu që, në këtë aspekt nuk është se sistemi i ri do të krijojë një spektër politik në Parlament, që do të përbëhet nga dy parti, kjo s’është e vërtetë, ky është abuzim dhe një spekulim. Përkundrazi do të ketë 5-6-7 forca të ndryshme politike, është një fotografi normale e asaj që është pesha reale e forcave të ndryshme politike dhe që do bëjnë më funksionale dhe më efektive qeverisjen pas sistemit të ri zgjedhor.
Braçe: Në zgjedhje çdo parti do garojë më vete
Partia Socialiste përgatitet të hyjë e vetme në zgjedhje. “Sistemi proporcional rajonal dhe anti ‘Dushku’, presupozon hyrjen në zgjedhje parlamentare të ndarë”, u shpreh dje për mediat nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe. Sipas nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, “sistemi proporcional rajonal presupozon korsi të ndara për secilën nga partitë politike, kësaj radhe korsi reale, jo me vota të partisë së madhe për partitë e vogla, siç ka ndodhur në zgjedhjet e së shkuarës”. “Pra, me këtë dua të them se do të jetë konkurrim real dhe pa fenomenin ‘Dushk’, ndërkohë që pas zgjedhjeve jemi të hapur për koalicione qeverisëse”, tha Braçe.
Partia Socialiste do të mbledhë kryesinë e saj të hënën, e më pas grupin e deputetëve për të vendosur mbi propozimet e PD-së për ndryshimet kushtetuese. Duke folur për reformën zgjedhore dhe marrëdhëniet me LSI-në, nënkryetari i grupit parlamentar socialist tha se dallimet mes propozimeve të dy partive janë vetëm për listat e hapura apo të mbyllura. Sipas tij, propozimet e tjera të PS dhe LSI mbi reformën zgjedhore, janë pothuajse të njëjta. Megjithatë, Braçe shtoi se, gjuha që po përdor LSI ndaj PS është gjuha e luftës së ftohtë, e cila nuk çon aspak në fitore.