“Ja pse nuk kemi rritje të normës së inflacionit”
• Në Shqipëri nuk ka rritje të normës së inflacionit, por vetëm rritje çmimesh.
Por, sipas saj, kjo rritje ka ndodhur në muajin mars dhe për rrjedhojë efektin e ka vetëm për këtë muaj.
Inflacioni ka arritur në 4.6 për qind. Cilat janë grupet që kanë dhënë më shumë ndikim?
IÇK-ja (indeksi i çmimeve të konsumit) është një tregues që bazohet në një shportë mallrash dhe shërbimesh që përdoren (konsumohen) më së shumti nga popullata. Duhet theksuar se, përbërja e kësaj shporte shpreh në një farë mase edhe nivelin ekonomik të një vendi, pasi për vende me zhvillim të ndryshëm ajo është e ndryshme në strukturë. Tipike për ekonomitë në zhvillim siç ka qenë edhe Shqipëria është që peshën kryesore ta zënë artikujt ushqimorë, ndërsa kur ekonomia lëviz në një stad më të lartë, kjo strukturë ndryshon në favor të artikujve të tjerë duke ulur ndjeshëm shpenzimet për ushqim. Ky ndryshim është i dukshëm për vendin tonë, n.q.s do t’i referohemi shportës së vitit 2000 kur grupi ‘ushqime-pije-duhan’ zinte rreth 62% dhe shportës së re të vitit 2007 kur ky grup zë rreth 40%, dhe sigurisht që është rritur pesha e grupeve të tjerë si p.sh ‘qira, ujë, lëndë djegëse’ në 16%, ku përfshihen artikuj të rëndësishëm si energjia elektrike, gazi dhe nafta, apo ‘mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje shtëpie’, që është një grup i ri dhe zë 10% të kësaj shporte. Ajo që ka ndodhur në mars është që, në këtë shportë të re aplikimi i rritjes së çmimit të energjisë elektrike ka dhënë një impakt të ndjeshëm, por duhet mbajtur parasysh që kjo rritje ka ndodhur në mars dhe efektin e ka vetëm për marsin, pra është një efekt i veçuar.
Në të gjithë botën flitet për rritjen e çmimeve. Pra, duket se ka një krizë globale të ushqimit. Banka Botërore thekson se, kjo krizë do të prekë më shumë vendet në zhvillim. Shqipëria është shumë e ekspozuar nga ndikimi i tregjeve botërore. (Deficiti tregtar është mbi 2.2 miliardë euro). Sa ndikim do të ketë në inflacion kjo situatë?
Eshtë e vërtetë që rritja e çmimeve në tregjet botërore prek më shumë vendet në zhvillim, të cilat janë më së shumti të varura nga tregjet ndërkombëtare në ato produkte, të cilat konsumojnë edhe më tepër. P.sh të themi n.q.s në një vend gruri zë 10% të konsumit, atëherë një rritje e çmimit të grurit me 30% në tregun ndërkombëtar do të rriste automatikisht 3% çmimin e grurit në këtë vend. Për këto arsye qeveria ndërhyn gjithmonë nëpërmjet politikave sociale (kompensime) sa herë që ndodhin situata të tilla.
Në rast se do t’i ndanim me përqindje, sa ndikojnë çmimet e huaja dhe sa ato vendase në rritjen e inflacionit në Shqipëri?
Shqipëria karakterizohet si një vend me kërkesë të brendshme të lartë për mallra dhe shërbime. Kjo kërkesë është normale që të plotësohet nga prodhimi vendas dhe nga importi. Gjatë gjithë këtyre viteve kjo kërkesë është plotësuar më së shumti nga importet, dhe një nga synimet e politikave qeveritare për të zbutur këtë fenomen është rritja e prodhimit vendas për ato produkte, për të cilat vendi ka avantazhe krahasuese dhe mund të jetë kompetitiv në tregun ndërkombëtar, gjë që sigurisht sjell rritjen e eksporteve. Shpesh kemi dëgjuar të flitet për fenomenin e importimit të inflacionit nga ato vende me të cilët je partner kryesor në tregti, dhe kjo mund të ndodhë nëpërmjet dy mënyrave: e para nga një zhvlerësim eventual i monedhës vendase, dhe e dyta nëse firmat e huaja risin çmimet e produkteve të tyre. Nuk mendoj se asnjë nga këto raste e prek Shqipërinë, e para sepse leku forcohet çdo ditë e më shumë, dhe e dyta partnerët tanë kryesorë nuk po kalojnë ndonjë periudhë inflacioni të lartë. Inflacioni është një fenomen monetar dhe duhet trajtuar si i tillë.
Rritja e çmimit të energjisë ka qenë 23.7 për qind, sa ka ndikuar ky çmim në rritjen e inflacionit? Në rast se nuk do kishte rritje çmimi, sa do të ishte inflacioni sot?
Ajo që ka ndodhur në mars është që në këtë shportë të re aplikimi i rritjes së çmimit të energjisë elektrike ka dhënë një impakt të ndjeshëm për vetë peshën që përbën ky zë në shportë, por siç e përmenda edhe më lart duhet mbajtur parasysh që kjo rritje ka ndodhur vetëm në mars dhe efektin e ka vetëm për marsin, është një efekt i veçuar. I njëjti fenomen ka ndodhur edhe në gushtin e vitit 2006 kur u rrit përsëri çmimi i energjisë dhe më pas indeksi në muajt në vijim qëndroi në kufijtë normale. Shifra ekzakte se sa do të ishte është veprim i thjeshtë aritmetik, kuptohet që më e ulët dhe s’ka rëndësi por e rëndësishme është të kuptohet arsyeja e vërtetë pse ka ndodhur.
Duket se përveç çmimit të dritave ka një rritje edhe të çmimit të karburanteve. Ky ishte vetëm muaji i parë që u mat inflacioni me çmimin e ri. A do të ketë ndikim në çmime edhe për muajt e tjerë?
Inflacioni përfaqëson rritje të përgjithshme të nivelit të çmimeve në mënyrë të qëndrueshme dhe permanente dhe është i zhveshur nga efektet e sezonalitetit apo dukurive dhe fenomeneve të veçuara, siç është p.sh rritja e çmimit të energjisë elektrike ose ajo e çmimit të naftës apo gazit, edhe një herë të shpjegohem më qartë, nuk mund të konsiderohet inflacion fakti që në Ukrainë nuk ra shi, nuk u prodhua energji dhe sigurisht u rrit çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtar, pra nuk mund të ketë inflacion meqë nuk ra shi. Rritje çmimi po, inflacion jo.
Sa ndikojnë në inflacion politikat e Bankës së Shqipërisë dhe rritja e kredive? Fakti që kreditë, në shumicë jepen në valutë, a e ul ndikimin në inflacion?
Banka Qendrore ka mision të ndërhyjë nëpërmjet politikave monetare sa herë e sheh të arsyeshme për të arritur ato objektiva makroekonomike që ka synim. A ka ndodhur kështu edhe në Shqipëri? Duhet kuptuar se Shqipëria është një vend specifik në krahasim me modelet shabllone ekonomike që studiojmë i cili karakterizohet nga një dinamizëm ekonomik që shprehet me një rritje të fortë dhe të qëndrueshme ekonomike për më shumë se një dekadë, remitanca të konsiderueshme dhe stabël në vite, monedhë vendase të fortë. Po të hedhim një vështrim në disa nga parametrat kryesore dhe agregatet monetare, duket qartë një tablo shumë optimiste për ekonominë shqiptare. Një rritje ekonomike 6%, inflacion 4%, dhe një rritje të agregatit kryesor monetar M3 në 14%, do të thotë që rritja neto e parasë është 4%. Gjithashtu raporti M3, GDP nominale ritet çdo vit dhe ky raport do të thotë më shumë para për njësi prodhimi, pra më shumë pasuri, që përkthehen në më shumë mundësi dhe garanci zhvillimi edhe për shumë vite të tjera pa paraqitur risk konkret të bilancit të pagesave apo ekonomisë në tërësi, sepse në të njëjtën kohë remitancat vazhdojnë të jenë në nivele të larta dhe n.q.s do mund të shprehesha me një term të tillë “turizmi patriotik” i shqiptarëve ritet çdo vit, duke ju referuar statistikave të hyrjes së njerëzve në kufijtë tanë. Politikat monetare të Bankës Qendrore në opinionin tim e kanë efektin nul, sepse paraja në vendin tonë nuk mund të konsiderohet si njësi matëse ose mjet shkëmbimi, por si një kontratë sociale midis njerëzve dhe institucioneve. Përsa kohë kemi institucione të dobëta dhe tregje jo të konsoliduar, efekti i këtyre politikave do vazhdojë të mbetet neutral. Gjithashtu ndërhyrja me rritjen e shpeshtë të normave të interesit që në rastin më të mirë bëhet për jo përfitime, rrit koston e shërbimit të borxhit të brendshëm. Rritja e nivelit të kredisë në ekonomi në raport me GDP është pozitive dhe gjithashtu tregon dinamizëm dhe rritje ekonomike, por sigurisht duhet pasur kujdes që këto kredi që jepen nga bankat e nivelit të dytë të jenë sa më të konsoliduara dhe të mbikëqyren vazhdimisht nga Banka Qendrore. Rritja e kredisë në valutë është më se e kuptueshme, në një treg ku leku është më i fortë se monedhat e huaja. Unë mendoj se, duhet hequr dorë nga skepticizmi dhe dëshira për të paralajmëruar “kriza” ekonomike dhe për të trajtuar fenomenet me objektivitet dhe profesionalizëm.
Shpenzimet e buxhetit, investimet, sa ndikojnë në inflacion? Fakti që ato përqendrohen në fund të vitit, e bëjnë më të vështirë arritjen e objektivit në muajt e fundit?
Dua të theksoj edhe një herë që inflacioni është fenomen monetar, dhe në një ekonomi si e jona ku kërkesa e brendshme plotësohet 60% nga importet dhe në të njëjtën kohë deficiti është relativisht i ulët në raport me GDP, do thosha që ndikimi është minimal. Përqendrimi i tyre në fund të vitit, në përmasa të konsiderueshme (në përqindje ndaj GDP-së) sigurisht që mund të ketë një ndikim në rritjen e inflacionit sepse do të rritej në mënyrë të ndjeshme sasia e parasë në qarkullim.
Banka Botërore, në një takim para dy ditësh theksoi se, minimumi jetik në Shqipëri është 50 USD për frymë. A ka INSTAT-i një shifër për këtë? Sa njerëz jetojnë në minimumin jetik?
Me sa di unë INSTAT-i nuk ka një shifër zyrtare të minimumit jetik, por para një viti në përfundim të anketës së LSMS (Living Standard Measurment Survey), deklaroi se shifra e varfërisë për Shqipërinë është ulur në mënyrë të ndjeshme, nga 23% diku 17%. Kjo është një gjë pozitive, sepse tregon se numri i njerëzve që jetojnë në minimum jetik është zvogëluar dhe për shtetin bëhet më e lehtë për të adresuar këtë problem (që në fakt ekziston edhe në ekonomitë e zhvilluara), nëpërmjet ndihmave sociale dhe kompensimeve për këtë kategori.
Ja si ka ndryshuar inflacioni
janar
Indeksi i çmimeve të konsumit arriti në 3 për qind, në janarin e 2007-s ishte 2.9 për qind.
shkurt
Indeksi i çmimeve të konsumit arriti në 3.6 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2.9 për qind.
mars
Indeksi i çmimeve të konsumit arriti në 4.6 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2.7 për qind.