Piramida e dytë
• Andis Gjoni*
Ja tek mbaroi dhe konkursi për sheshin “Skënderbej”. Dhe si përfundim Tirana do ketë edhe një piramidë të dytë. Po a na duhet dhe a e kemi të nevojshme?!
Po prisja me kureshtje të shikoja propozimet e firmave të njohura të arkitekturës dhe bashkë me mua i gjithë opinioni publik priste zgjidhjen më unikale. Prisnim diçka origjinale, të bukur, funksionale dhe magjike për sheshin e gjithë kombit. Fatkeqësisht mungesa e vizionit të qartë dhe shkëputja nga realiteti mbizotëronin në projektet e paraqitura dhe më tepër se çdokund këto mangësi dominonin projektin fitues. Dukej në të gjithë projektet që ekzistonte një shkëputje, hendek nga realiteti i sheshit “Skënderbej”. Propozimet ishin si të shikuara nga jashtë pa u futur në thelb të problemeve, pa krijimin e një marrëdhënieje të ndjerë, dhe asnjë nga konkurrentët nuk arrinte në një zgjidhje unikale dhe njëkohësisht praktike dhe estetike.
Sidoqoftë një falënderim i takon firmave pjesëmarrëse për kurajën dhe idetë që parashtruan në përballjen me realitetin tonë të vështirë.
Nëse do kishte anë pozitive konkursi ndërkombëtar për rigjallërimin e sheshit “Skënderbej”, kjo do ishte konfirmimi edhe një herë i imperativit të ruajtjes së hapësirës së lirë aq të rëndësishme për frymëmarrjen e sheshit. Pra, ishte pozitive që në asnjë nga propozimet dhe projektet e paraqitura nuk u ndoq ideja e masterplanit francez për zvogëlimin e sheshit, me përjashtim të studios së Libeskindit, e cila kishte idetë më të mira nga pikëpamja estetike dhe që mbanin vulën e një arkitekti të madh, por nga ana tjetër ishte e vetmja studio që nuk përkrahte mbrojtjen e hapësirës madhështore të sheshit dhe mundohej si me zor ta kthente në një panair e kënd lojërash.
Ky është një moment reflektimi e nuk është e lehtë të shkruash pa përtypur mirë idetë e parashtruara, megjithatë një fakt ishte i qartë, mbetet edhe shumë rrugë për t’u bërë dhe shumë më tepër ide duhen hedhur që të arrihet rezultati që ne të gjithë si qytetarë prisnim.
Projekti më i dobët ishte ai i studios MVRDV. Ideja e teleferikut ishte krejtësisht e pastudiuar.
Propozimi i “Atena studio” ishte interesant por dukej sikur vinte nga një planet tjetër për një planet edhe më të veçantë siç është Shqipëria. Projekti i saj për ta kthyer sheshin në një pishinë me rrathë që vinin e zvogëloheshin nga njëri tek tjetri, dhe ku uji ishte në funksion të një grope të thellë që herë do ishte pishinë e herë diç tjetër (plazh) ishte shumë imagjinar, por krejtësisht jashtë realitetit shqiptar. Edhe po ta merrnim literalisht idenë e tyre si shuarje e zjarrit (zhegut) me ujë, përsëri nuk e arrinte qëllimin.
Me gjithë risitë që mundohej të sillte studio “Libeskind”, në interpretimin e hapësirës ai e sillte të shkëputur nga realiteti i arkitekturës që e rrethon sheshin, një si ishull i shkëputur që ndonëse me ide të guximshme nuk arrinte të përçonte lirshmërinë dhe shkrirjen organike me të tërën. Me intuitë arkitekti i famshëm ishte munduar t’i kënaqte të gjithë, por nuk ja arrinte qëllimit. Rrethi i ngritur në lartësinë 15 metra ishte edhe struktura më domethënëse me të cilën mendohej të jepej uniteti, por uniteti i kujt? Shqipëria është ende e ndarë në copëza. Kosova është shtet i pavarur, shqiptarët e Maqedonisë dhe Malit të Zi jetojnë në shtete të tjera, çamët janë përzënë e shpërngulur dhe asimiluar. Pra, çfarë uniteti simbolizon rrethi?
Gjithashtu libri i Kushtetutës i vendosur në mes të sheshit ndonëse ishte një ide me qëllim të mirë, përsëri nuk arrinte të thoshte gjë në kontekstin e vendit tonë. Edhe në këtë rast vihej re shkëputja nga realiteti shqiptar. Nuk i ve faj Libeskindit, nga ta dinte i shkreti se politikanët tanë çdo mëngjes fshijnë të ndenjurat pikërisht me atë dokument themeltar dhe e ndryshojnë sa herë t’ju a dojë qejfi. Ndërkohë që arkitekti mundohet ta lartësojë sipas stilit amerikan deri në idealizim. Megjithatë nuk mund të mohohet serioziteti me të cilin studio “Libeskind” ishte paraqitur në konkurs, ndonëse nuk arriti të merrte as edhe një çmim inkurajues. Projekti ndoshta ishte shumë i influencuar nga parashtrimi i projektit nga Bashkia e Tiranës dhe ndonëse kishte ide revolucionare ato ishin të pathelluara dhe të pagërshetuara me arkitekturën përreth. Ndjehej dora e mjeshtrit dhe nëse do kish pasur ndonjë konsulent shqiptar më për të qenë, ndoshta do na kishte dhënë zgjidhje më të mirë. Strukturat mbajtëse në funksion të idesë së rrethit ishin shumë penguese, si në volum ashtu edhe nga ana estetike. Çorientuese deri në ngacmim.
Në të gjithë projektet vihej re mungesa e mjaftueshme e kohës përgatitore për një paraqitje dinjitoze, një nga vërejtjet më serioze për këtë konkurs.
Theksimin e epiqendrës së “Skënderbeut” ishin munduar të gjithë konkurrentët ta jepnin. Pa shumë sukses duhet thënë, edhe kur e arrinin këtë, dëmtonin anë të tjera të sheshit.
Fakti që asnjë nga projektet konkurruese nuk e përqafoi idenë e transformimit rrënjësor të godinave ekzistuese (si transformimin e fasadës së Pallatit të Kulturës), na jep të drejtë edhe një herë ta quajmë si një përpjekje të panevojshme për të mohuar historinë e kaluar. Ndërkohë që theksi duhej vënë në integrimin e kësaj historie me prirjet e reja arkitektonike.
Studio 51N4E ja ka bërë qejfin deri në fund pushtetarëve duke mos “harruar” e duke futur edhe pesë qiellgërvishtësit në planin e saj, që sigurisht shkatërronin balancat volumore të sheshit.
Teleferiku i MVRDV ishte një ide sa e pastudiuar aq edhe naive dhe pa vizion estetik. Libesikind shfaqej më i ndjeshëm ndaj elementëve topografikë. Mbështetur në simbolizmin ( ndonëse të gabuar) papritur binte në një simbolizëm pa jetë. Gjithashtu sheshi nuk mund të bëhet i dashur për njerëzit duke e kthyer në kënd lojërash. Duhet hequr dorë nga kjo ide një herë e mirë. Një shesh historik mund të ketë të ndërthurur elementë që shprehin dashurinë njerëzore dhe trashëgiminë. E vështirë për t’u arritur, por jo e pamundur. Disa firma e përdornin gjelbërimin deri në teprim. Duke e prurë më afër sheshit gjelbërimin në pamje të parë duket si zgjidhje pozitive, por nuk sqarohet në asnjë nga projektet se sa ky gjelbërim mund të pengojë akset e shikimit drejt Pallatit të Kulturës në një anë dhe Xhamisë në anën tjetër, nga cepi i sheshit tek rruga e Durrësit deri tek Xhamia e Madhe?
Edhe propozimet e “MAP architecture” nuk vinin më të thelluara. Nuk arrinin të ndiqnin konceptin e interpretimit në një të të gjithë elementëve dhe më tepër e fusnin me zor idenë e tyre se sa e implementonin natyrshëm. Edhe platformat e propozuara përpara Pallatit të Kulturës dhe Muzeut Kombëtar ndonëse ishin moderne në koncept, më tepër ktheheshin në struktura të panevojshme dhe penguese se sa përkrahëse të idesë së afrimit dhe integrimit. Nuk jepnin zgjidhje. Ndjehej nevoja e thellimit në të gjitha propozimet. Asnjë nuk arrin të na japë një zgjidhje të kënaqshme e mbi të gjitha unikale.
Nuk e kuptoj fiksimin e përgjithshëm e sidomos tek studioja fituese për ta kthyer sheshin “Skënderbej” në një panair të përhershëm. Sigurisht që pikat e shërbimeve publike janë të nevojshëm, po sa më të pak të bien në sy aq më mirë është, por jo ta kthejmë në shesh të rrethuar nga kafet. Akoma nuk u ngopëm me kafenetë? E them këtë sepse ajo që duhet të na bjerë në sy në sheshin tonë duhet të jetë arkitektura e veçantë e godinave, ndërthurja me fantazi e tyre, monumentaliteti i hapësirës i shkrirë me identitetin tonë.
I mbushur me fjalë boshe prezantuese projekti fitues nuk arrin të zgjidhë problemet e “Skënderbeut”. Përkundrazi do thosha se ka për t’i thelluar ato më shumë. I mefshtë dhe jo i qartë me ato liqene ujore të çrregullta si pellgje të lëna nga shiu, që më tepër pengojnë se sa qëndrojnë estetikisht. Shenja të një çrregullsie të pastudiuar që do vështirësojnë më tej lëvizjen dhe nuk do t’i japin asgjë të veçantë hapësirës.
Idetë e studios 51N4E nuk arrinin të dilnin jashtë kufizimeve për implementimin real të projektit duke e cunguar lirshmërinë e krijimit.
Ngritja e sheshit në formë piramide jo vetëm do ta vështirësojë edhe më tepër ecjen e këmbësorëve, por do a kthejë atë në diçka torturuese në zhegun e vapës së Tiranës. Pra si përfundim, sheshi nuk do rigjallërohet, por do vdesë edhe më tepër.
Me përfundimin e konkursit fatkeqësisht zgjidhje nuk morëm dhe problemeve të shtruara nuk arriti askush t’i përgjigjej plotësisht. Pra, debati mbetet i hapur sepse tashti kemi edhe një pengesë tjetër, piramidën e Edit në qendër të Tiranës. Pas piramidës së Keopsit në Egjipt, asaj të Enverit në bulevard dhe tashti na duhej edhe kjo e Edit këtu në qendër.
Si do i vejë halli “Skënderbeut” është problemi!
*skenograf