“Agro-Blend” do dëmshpërblejë fermerët për misrin kallp
Fermerët që kanë mbjellë në tokat e tyre farën e misrit kallp do të marrin dëmshpërblimin për këto të mbjella të shkuara dëm. Firma që iu ka shitur farërat do të dëmshpërblejë fermerët me sasinë e misrit që ata do të korrnin. Pas skandalit të misrit ka ardhur reagimi i firmës që ka shpërndarë farën e misrit. Kompania “Agro-Blend” ka deklaruar se do të nisë verifikimin dhe se do të dëmshpërbleje të gjithë fermerët shqiptarë. Kompania “Agro-Blend” prej të cilës janë furnizuar me farën e skaduar shumë fshatarë në vend, deklaron se ka nisur verifikimin në terren të dëmit dhe më pas do të bëjë dëmshpërblimin për çdo fermer. Drejtuesit e “Agro-Blend” deklarojnë se kjo kompani nuk është prodhuese e farës, por tregtuese e saj, duke u furnizuar nga prodhuesi më i madh në Evropë, kompania e madhe franceze “Limagrein”. Sipas shoqërisë shqiptare, ekspertët francezë po kryejnë analizat e misrit për të gjetur shkaqet.
“Pavarësisht nga koha e analizave, “Agro-Blend” ka marrë përsipër dëmshpërblimin e fermerëve me misër kokërr, pas një verifikimi të saktë në vend të gjithë parcelave ku pasur probleme me mospllenimin e hibridit”,- ka thënë dje administratori i kësaj shoqërie, Thana. Dëmshpërblimi do të bëhet bazuar në rendimentin mestar të publikuar nga MBUMK gjatë vitit 2007. Misri që prodhon kallinj pa kokrra u zbulua disa ditë më parë në disa zona të vendit. Fara e misrit skarco, e aftë për të prodhuar kallinj pa kokrra, ndërkohë që bima rritet normalisht vetëm si masë vegjetative, është zbuluar se është mbjellë Elbasan, Peqin, madje edhe në tokat e Fierit. Fermerët tashmë janë ankuar në pikën e tregtimit, pasi është evidentuar qartë se misri ka rezultuar vetëm me kallinj, por pa kokrra. Fermerët kërkojnë sa më parë dëmshpërblim për humbjet që kanë pësuar, ndërkohë që pohojnë se nga ana e tyre janë bërë të gjitha shërbimet agroteknike.
Ndërkohë ditë më parë rastet e para me misrin shterp janë zbuluar në rrethin e Matit. 162 fermerë në këtë rreth janë ankuar se fara që ata kanë blerë dhe mbjellë nuk ka dhënë prodhim, por vetëm masë vegjetative