Agrobiznesi shqiptar tërheq investitorët iranianë në Maqedoni
Biznesi iranian është gati të investojë në Shqipëri. Në Forumin e parë ndërkombëtar që u organizua më datë 14 në Shkup të Maqedonisë, me pjesëmarrjen e bizneseve nga Shqipëria, Irani, Maqedonia, Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia, biznesi shqiptar ishte në fokus të kërkesave për bashkëpunim. Në takimet kokë më kokë mes përfaqësuesve të bizneseve nga vendet e sipërpërmendura, bizneset shqiptare ishin më të lakmuara për të bashkëpunuar me to. “Nuk kemi përfaqësues në Shqipëri, klima e biznesit në vendin tuaj është mjaft e favorshme. Duam të vijmë aty”, – u shpreh një biznesmen iranian në fushën e agrobiznesit. Gjatë konferencës, kreu i Komunitetit të Agrobiznesit Shqiptar, Enver Ferizaj gjatë prezantimit të situatës aktuale të ekonomisë shqiptare theksoi se “ka ardhur koha për të kthyer plotësisht sytë nga biznesi bujqësor, duke e shndërruar në një promotor të fuqishëm të zhvillimit social-ekonomik dhe një partner të denjë të tregut kombëtar e ndërkombëtar”. Sot ne plotësojmë mbi 85% të nevojave me produkte bujqësore e blegtorale. Kohët e fundit kemi trefishuar eksportin megjithëse zë peshë të vogël, si të vajit të ullirit, perimeve, vezëve, bimëve medicinale, peshkut etj. Është zgjeruar dhe harta e shteteve që eksportojnë mbi 16 vende të BE-së e më gjerë”. Forumi ekonomik kishte për qëllim njohjen e ekonomive të vendeve pjesëmarrëse dhe nxitjen e investimeve në këto vende në fusha si agrobiznesi, farmaceutika, energjia e rinovueshme etj