E Diel, 1 Nëntor 2026

Energjia, biznesi 15% më shumë për tarifën e pikut

Të gjithë klientët, për tarifën e pikut do të paguajnë 15% më shumë se tarifa bazë e energjisë. Ky është vendimi që u mor dje nga bordi i komisionerëve të ERE-s, pas procesit të gjatë të aplikimit të kompanive që operojnë në fushën e energjisë në vend. “Tarifa e energjisë së pikut do të jetë në masën 15 për qind më e lartë se tarifa bazë e energjisë për çdo grup klientësh për periudhën 2012-2014. Kjo arsyetohet me faktin se në kushtet aktuale në të cilat ndodhet sistemi elektroenergjetik, i cili mbështetet në burimet vendase hidro, si referencë për përllogaritjen e tarifës së pikut ka shërbyer çmimi i importit, i cili për vitin 2011 është rritur ndjeshëm", - tha Eduard Elezi, përfaqësuesi i ERE-s.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›