E Diel, 1 Nëntor 2026

Agron Duka nis takimet në zonën elektorale

12/06/2005  Ministri aktual i Bujqësisë, njëkohësisht dhe kandidat për deputet i Partisë Socialiste në zonën elektorale numër 26, Agron Duka, gjatë një mitingu ka dalë me sloganin “Garantoj Ndryshimin”. Duka u ka premtuar banorëve të Katundit të Ri investime në të gjitha sektorët, për të ndryshuar pamjen e kësaj zone. “Vij përpara jush me përgjegjësinë e fjalës së mbajtur në zonën, ku kam kandidatuar dhe me atë që do të mbaj në të ardhmen me ju. Unë ju premtoj që në të ardhmen se të gjitha rrugët e kësaj komune do të jenë të asfaltuara. Në katër vjetët e ardhshëm, do të zgjidh problemin e ujët të pijshëm”. Gjithashtu, ministri i Bujqësisë ka premtuar zhvillim të bujqësisë. “Marrja e produkteve bujqësore me një kosto sa më të ulët, e cila arrihet nëpërmejt uljes së çmimit të akcizës së naftës për bujqësinë dhe ky proces ka filluar aktualisht në komunën tuaj. Ju do të furnizoheni me tollona që kanë një vlerë 55 lekë nga 98 lekë që është nafta në treg”, tha Duka. Duke anashkaluar akuzat e opozitës, Duka ju është drejtuar banorëve të zonës 26 se ai është deputeti i tyre dhe se nuk i përket asnjë partie apo klani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›