Ruçi mbledh krerët e partisë në rrethe

12/06/2005 Porositë e fundit në P
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, u ka kërkuar kryetarve të kësaj partie nëpër rreth që të rrisin bashkëpunimin me strukturat e partive aleate. Bashkëpunimi me kandidatët për deputetë të forcave të majta në këtë prag zgjedhjesh, sipas burimeve në Partinë Socialiste, do të jetë i llogaritur për të nxjerrë sa më shumë deputetë nga ky kah i politikës. Çdo strukturë e Partisë Socialiste në bazë zone elektorale ka bërë raportimin në selinë qendrore për emrat e kandidatëve të partive aleate. Duke llogaritur se kush kandidat nga forcat e majta paraqet probabilitetin më të lartë për të siguruar sa më shumë vota nga proporcionali do të gëzojë mbështetjen e elektoratit socialist. Gjithashtu, krerët e degëve kanë raportuar pranë Ruçit për të gjitha përgatitjet për përballimin me sukses të fushatës elektorale. Strukturat e degëve janë të vetmet lidhje direkte mes bazës dhe qendrës, duke tejçuar në këtë mënyrë të gjitha mesazhet elektorale në anëtarët socialistë. Ruçi ka dhënë dhe porositë për impenjimin maksimal të të gjithë potencialeve të strukturave në degë deri në fund të fushatës.