Jep dorëheqjen dekani i Fakultetit të Aktrimit, Petrit Malaj

12/06/2005 Nano kërkon dorëheqjen e kandidatit të PD-së, Pango, Pendavinji, Karapici dhe Kaçanit
4 dekanët refuzojnë kreun e PS
Marilda Bejleri-Armand Maho
Kryetari i PS-së, Fatos Nano, ka përshëndetur aktin e dorëheqjes së zëvendësministrave apo drejtuesve të rëndësishëm publike, të cilët kandidojnë për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 3 korrikut. Zbatimi i Kodit të Etikës të nënshkruar nga drejtuesit e partive politike në vend në këtë prag zgjedhjesh, sipas Kryeministrit Nano, duhet të gjejë zbatim jo vetëm te kandidatët socialistë, por të njëjtin veprim të ndjekin dhe katër dekanë, të cilët kandidojnë për disa subjekte politike. Ylli Pango, Gëzim Karapici, Gjergji Pendavinji dhe Jorgaq Kaçani, janë emrat që, sipas zyrës së kryeminsitrit, duhet të respektojnë Kodin e Etikës dhe ligjin e arsimit përballë angazhimit politik. Të kontaktuar nga “Metropol”, katër dekanët janë shprehur se posti që atë mbajnë ka ardhur për shkak të vendimeve të brendshme të stafeve të pedagogëve dhe në këtë mënyrë nuk mund të japin dorëheqjen, në një kohë që janë përballë zyrtarëve të lartë të qeverisë aktuale. Kryeministri ka vlerësuar dhe dorëheqjen e dekanit të Fakultetit të Aktrimit në Akademinë e Arteve, Petrit Malaj, i cili kandidon për Partinë Socialiste.
Reagimi
Dekanët e katër prej fakulteve kryesore në vend janë shprehur se nuk do të japin dorëheqjen nga postet që mbajnë, pasi ata nuk janë pjesë e lartë e administratës shtetërore dhe nuk përbëjnë asnjë konflikt me angazhimin që kanë marrë. Rektori i Universitetit të Korçës, Gjergji Pendavinji, kandidat i PD-së, tha se “nuk bëj pjesë në administratën e lartë shtetërore, por jam i zgjedhur nga stafi i pedagogëve të universitetit. Dorëheqja ime në këtë moment do të ishte formale, pasi viti shkollor ka mbaruar. Por, meqë ju po më pyesni, po ju them që edhe unë do e shikoj mundësinë dhe nuk kam pse qëndroj aq statik. Megjithatë, pozicioni im me zyrtarët e lartë të pozitës nuk është i njëllojtë. Unë nuk kam në dorë fonde apo administratë, ashtu siç kanë ata”. Ndërsa dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Jorgoq Kaçani, kandidat i LSI-së, tha se “duhet në fillim të japin dorëheqje Kryeministri Fatos Nano dhe ministrat, pasi unë di se dekan jam zgjedhur nga këshilli i fakultetit dhe nuk jam i emëruari i Nanos”. Dekani i Juridikut, Ylli Pango dhe dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike, Gëzim Karapici, të dy kandidatë për deputetë për PD-në, janë shprehur se postet që ata mbajnë nuk prekin dhe nuk përbëjnë asnjë konflikt me angazhimn politik që kanë marrë. Nga ana tjetër dhe drejtoresha e Arsimit për Tiranën, Majlinda Keta, kandidate e PS-së, shprehet se posti që ajo mban nuk prek asnjë ligj për rastin e kandidimit si deputete në këto zgjedhje. Kërkesa e Nanos, sipas zëdhënësit për shtyp të Kryeminstrisë, për këto dorëheqje, vjen për të penguar veprimet manipuluese të opinionit publik nga PD-ja, ku rektorë apo dekanë, vazhdojnë presionet, duke abuzuar hapur ndaj studentëve.