E Hënë, 2 Nëntor 2026

Harasani u bën thirrje konkurrentëve të opozitës

12/06/2005  Andis Harasani u ka bërrë thirrje për dorëheqje dekanëve, rektorëve, të cilët janë aktualisht kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike. Pas lumit të dorëheqjeve nga postet drejtuese në administratën publike nga radhët e kandidatëve socialistë, Harasani ka kërkuar që i njëjti veprim të reflektohet dhe nga kandidatët kundërshtarë. Vendimet për dorëheqje nga detyra për shumë kandidatët për deputetë kanë qenë të vullnetshme si në rastet që preket ligji dhe në ato raste kur nuk përbën shkelje të ligjit. Ish-drejtori i Koorportaës Elektroenergjetike shqiptare, Andis Harasani, ka deklaruar se dorëheqja e tij nga posti që mbante prej gati 3 vjetësh ka qenë një vendim personal për të eliminuar tensionin, që mund të përballonte në këto ditë të “nxehta” të fushatës elektorale. Duke i bërë thirrje të gjithë kolegëve të tij, që janë përfshirë nga ethet e politikës, Harasani shprehet se “nuk ka asnjë kod, asnjë ligj, apo detyrim ligjor, që të kërkojë dorëheqjen e kreut të korporatës. Ajo që unë do të uroja, është se dhe shumë kolegë të tjerë, pavarësisht nga spektri politik që i përkasin, të përmbushin xhestin që unë bëra. Ishte një vendim plotësisht personal imi, pasi ishte një tension, që nuk kisha pse ta përballoja. Dorëheqja nuk ka të bëjë fare me fushatën elektorale, që do të më duhet të rri më shumë në fushatë, por mendoj se çdo punë e ka një fillim, e ka dhe një fund”. Ndërkohë që si drejtues i njërës prej korporatave më të fuqishme në vend, Harasani i ka kërkuar politikës në përgjithësi dhe pasardhësit të tij ta mbajnë në nivelet sa më të suksesshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›