E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agron Kuliçaj, padi civile për Sajmir Tahirin

14-09-2011 / Gazeta 55

Policia e Shtetit përgënjeshtron akuzat e xhandarit politik të Edvinit në Tiranë
 
Policia e Shtetit përgënjeshtroi dje akuzat e paraqitura në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë nga ana e deputetit të PS-së Sajmir Tahiraj për  lidhje me kontrabandën e mineraleve të Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj.
Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat, Policia e Shtetit i konsideron këto akuza presione të papranueshme kundër punës së Policisë së Shtetit në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Sipas të njëjti njoftim, mësohet se, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm Agron Kuliçaj ka depozituar dje pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë një padi civile për shpifje për shkak të detyrës kundër shtetasit Sajmir Tahiri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm Agron Kuliçaj drejton me sukses Departamentin Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, sukses i cili është i njohur dhe vlerësuar nga organizata të rëndësishme partnere që asistojnë dhe bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit.
Qëndrimet, të cilat pa fakte dhe prova, synojnë në mënyrë të përsëritur të dëmtojnë imazhin e Policisë së Shtetit dhe të drejtuesve të saj, nuk do të mund të zbehin arritjet domethënëse të Policisë së Shtetit dhe nuk mund të dobësojnë luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfundonte njoftimi i Policisë së Shtetit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›