Agron Llaka merr titullin “Mjeshtër i Madh”
29/04/2010 Dekorimi në Presidencë
Titullin “Mjeshtër i Madh” do ta marrë përmes një ceremonie dekorimi, që do të zhvillohet në Presidencë, edhe humoristi Agron Llaka. Ky titull do t’i dorëzohet nga Presidenti i Republikës Bamir Topi, i dyti i këtij lloji brenda pak ditësh për punonjësit e televizionit kombëtar “Top Channel”. Më 26 mars Presidenti i Republikës nderoi me titullin “Mjeshtër i Madh” artistin e shquar, regjisorin dhe drejtorin e fotografisë, aktualisht drejtor artistik i televizionit kombëtar “Top Channel”, Bujar Kokonozi, me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm në krijimin dhe zhvillimin e medies elektronike shqiptare, për të komunikuar te publiku emisione me vlera të mëdha artistike, me përmbajtje kombëtare dhe progresive.” Ndërsa një ditë më parë, më 25 mars, Topi dekoroi aktorët e humorit shkodran Gjosho Vasija dhe Gëzim Kruja me titullin “Mjeshtër i Madh”. Për këtë vit deri tani Presidenti i Republikës ka nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” pesë personalitetet të larta shqiptare, ku përveç të sipërpërmendurve edhe artisti Sandër Prosi dhe trajneri i volejbollit Kreshnik Tartari.