Agron Tufa: Dixhitalizimi, premisë për kualifikimin e punës në RTSH
Kryetari i Këshillit Drejtues flet për problemet në televizionin publik
Problemi teknologjik, numri ndoshta i madh i punonjësve, pra mundësitë jo të barabarta me të televizioneve të tjera të gjitha këto reflektojnë në cilësinë e transmetimit në RTSH. Kështu u shpreh gjatë një interviste Kryetari i Këshillit Drejtues së Radiotelevizionit Publik Shqiptar z.Agron Tufa. Sipas tij, ky institucion sa i takon informimit sjell një realitet konkret në informimin e publikut, duke pasur një strukturë efikase, siç janë lidhjet direkte nga Kukësi,
Korça, Shkodra dhe Gjirokastra, qytete, të cilat kanë edhe radio-televizionet lokale. Më tej duke folur mbi RTSH z. Tufa tregon se sa i takon programacionit që shfaq mund të pasurohej akoma më shumë me emisione të natyrës letrare, artistike, historike apo sociale. Më tej ai pohon se për këtë duhet të zgjidhen formate emisionesh më bashkëkohore dhe sidomos drejtues e konceptues të aftë, të talentuar e njohës të këtyre fushave.-Çfarë mendoni për gjendjen e RTSH-së sot?TVSH-ja edhe sot vazhdon të jetë operatori mediatik radioteleviziv më i madh e me shtrirjen më të gjerë, në të gjithë territorin e Shqipërisë, pa llogaritur valët e transmetimit satelitor, që përbëjnë një program paralel, autonom. Gjendja e TVSH-së është ajo që dihet: perspektiva e saj, çka do të thotë dixhitalizimi tërësor, i cili do ta shndërrojë në një superfuqi mediatike të profilit publik. Sot, para se tu përgjigjesha pyetjeve tuaja pata rastin të ndjek emisionin e mëngjesit me shtypin, bisedat, personazhet e ditës, lidhjet direkte nga zonat e përmbytura, personazhe te ftuar ne studio. Përshtypja ime ishte se preka realitetin e gjallë, dinamik e me shqetësimet e ditës, pra preka gjallërinë që në orët e para të mëngjesit. Kush ka sy, e sheh dhe bindet. Gjithashtu dëgjova në emisionin e Valdete Antonit një bisedë shumë interesante mbi mitizimin dhe përpjekjet çmitizuese mbi Skënderbeun, bazuar në dokumente libra dhe dëshmi. Një emision njohës dhe edukativ i admirueshëm. Unë mendoj se gjendja në RTSH është e mirë, edhe pse pa kushtet e barabarta me operatorët e tjerë radio-televizivë. Por kjo është një fazë e përkohshme, përderisa në aspektin teknologjik hapat janë ndërmarrë, RTSH do të jetë krejt ndryshe, me standardet që ka caktuar BE në detyrimet e intervistës së saj dërguar qeverisë shqiptare. -Cilat janë disa nga problemet që mendoni se janë prezent sot në këtë institucion?Saktësisht mendoj se është problemi teknologjik, numri ndoshta i madh i punonjësve, d.m.th, mundësitë jo të barabarta me të televizioneve të tjera. E gjitha kjo reflektohet në cilësinë e transmetimit. Probleme të cilat presim të zgjidhen në harkun e një viti.-Sipas jush cilat janë hapat që duhen ndërmarrë për këto probleme?Besoj se e sqarova më sipër: dixhitalizimi, që do të sjellë vetvetiu një reduktim të theksuar në organikën e fryrë.-Si e shikoni ecurinë e RTSH-së në raport me televizionet private? Pse RTSH nuk ka një shikueshmëri në atë nivel që ka pasur dikur, dhe në krahasim me televizionet e tjera?Pse? Po kjo është e qartë dhe e kuptueshme. Së pari, sepse dikur RTSH-ja ka qenë i vetmi operator në treg. Së dyti, sepse televizionet private Kombëtare, që janë formuar mbi bazën e materialeve arkivore të TVSH-së janë shumë më agresivë në treg, për shkak të natyrës së tyre jopublike. Statusi i TVSH-së është jo shokimi, jo efektet, jo inkorrektesa apo anësia në shërbim të krahëve politikë, siç janë p.sh. TV Klan, Top Channel apo Vizion Plus. RTSH është një media publike, e orientuar kah edukimi, njohja dhe problematika sociale, pa skoop-e mediatike. Së katërti, nuk është e vërtet se RTSH-ja nuk paska shikueshmëri. Sipas të dhënave që marrim nga organizatat monitoruese, vendëse apo të huaja, RTSH-ja renditet gjithmonë e treta për nga shikueshmëria, dhe kjo nuk është aspak keq. Po, mund të renditej edhe e para. Por unë ua shpjegova disa nga arsyet e pabarazisë në konkurrim. Tekefundit shansin nuk e kemi humbur, e kemi përpara. Krahasuar me disa vite më parë RTSH është ku e ku më mirë. Imazhin i keq apo përfoljet mbi TVSH-në janë rezultat virtual i mediave private, të cilat, sigurisht, për efekt konkurrence dhe rivaliteti nuk pëlqejnë të flasin për arritjet dhe meritat e RTSH-së, edhe kur ato janë të dukshme. Por nëse do merrnim në shqyrtim dy-tre televizionet e tjera, atëherë kritikat dhe abuzimet nuk do të dinim nga tia fillonim.-E ndërkohë sot RTSH ka një strukturë më të favorshme se mediat e tjera private sa i takon tregut mediatik ai sërish është shumë pas tyre..?Më lejoni të mos jem hiç dakord më këtë mendim. Unë ua shpjegova më lart si qëndron puna dhe specifika e RTSH-së. Po punohet mirë, pa pasur ndërkohë për të marrë frymë. Ka drejtues të talentuar; ka elementët e debatit, spektaklit. Ka emisione mjaft të mira dhe edukative. Ka disa veprimtari përgjatë harkut vjetor, të cilat përbëjnë mitet e RTSH-së dhe të cilat ndiqen gjerësisht. Ka sportet; kemi ne dhe vetëm ne të drejtën dhe licensën e transmetimit të kampionatit Botëror dhe Europian të futbollit; Festivalin e këngës shqiptare në RTSH, lojërat olimpike, serialet shqiptare, emisionet socio-kulturore të pasdites. Ky është identiteti i kësaj medieje radiao-televizive. Unë nuk e kuptoj se çfarë presin nga RTSH-ja tjetër. Vezë të kuqe? -Një nga misionet e RTSH-së është edhe informimi i publikut. Sipas jush si realizohet kjo?Kjo është zakonisht pika ku sulmohet RTSH-ja. Por më thoni, kur nuk është sulmuar ndonjëherë? Është thjesht një mjet dhe alibi, që opozita gjithmonë do ta sulmojë TVSH-në punë e pa punë. Në fakt TVSH-ja sjell një realitet konkret në informimin e publikut, duke pasur një strukturë efikase, mjaft të lavdëruar nga të huajt, siç janë lidhjet direkte nga Kukësi, Korça, Shkodra dhe Gjirokastra, qytete, të cilat kanë edhe radio-televizionet lokale. Kam parë gjatë këtyre tre vjetëve, se si RTSH bëhet kalë beteje për sulme politike, sikundërse kam pasur rastin e të vërtetoj e të bindem për skemat e sulmit politik ndaj tij, çka është një hipokrizi e pashmangshme, sepse nuk ka qenë asnjëherë ndryshe. E me sa duket, kështu do të vazhdojë, edhe pse opozitës nuk lihet pa iu pasqyruar absolutisht asgjë nga tërësia e aktiviteteve të saj, qoftë edhe të sulmeve ndaj nesh. Në balancimin e kohës televizive apo radiofonike për forcat politike, është krijuar një mit i pavërtetë, sikur teprohet me anësinë e partisë në pushtet. Nuk është e vërtetë! Sepse ngatërrohet qeveria dhe aktiviteti i qeverisë, që është jetik për interesat e teleshikuesit publik për nga rëndësia e vendimeve, sikundërse dhe aktivitetet ministrore që reflektojnë në interesin kombëtar. Nëse do të shihet kjo kohë televizive nga pikëpamja e partive politike, atëherë opozita zë kohën më të madhe. Në i përmbahemi një rregulloreje të hartuar nga Parlamenti shqiptar dhe atë zbatojmë. Le të ndryshojnë formulën dhe ta zbatojmë. Pastaj të mos harrojmë se RTSH-ja nuk janë vetëm lajmet! -Çfarë duhet të ndryshojë në RTSH në pikëpamjen e informimit?Modeli që duhet të na diktojë në ligjin për mediat Parlamenti. Të mos përfshihet aktiviteti qeveritar në kohë politike. Ne asgjë nuk bëjmë jashtë dispozitave të ligjit. Thjesht nuk mundemi ta injorojmë atë. Jam i sigurtë që edhe ata kryqëzata të papërfillshme që bëjnë aksione politike para TVSH-së, nuk kanë lidhje me realitetin, sikundërse është partia-shoqatë e z.Erion Veliajt, një politikan, të cilin nuk e përfilli fare vullneti i zgjedhësit. Të mendosh pastaj, se asnjëri prej tyre as nuk e ka parë ndonjëherë TVSH-në... -Në lidhje me këtë institucion, do të donim një koment tuajin për punën e drejtorit aktual Petrit Beci?Është një drejtues i pasionuar, shumë punëtor, shumë i kujdesshëm, transparent dhe i drejtë me detyrën. Ka padiskutim meritën për ngritjen cilësore të TVSH-së në këto vite dhe ka aftësi menaxheriale të rralla, të njohura edhe më parë se të zgjidhej në TVSH-Për sa i përket buxhetit, ky institucion mbahet nga taksapaguesit shqiptarë. A mendoni se këto të ardhura janë përdorur si duhet sa i takon programit që është shfaqur?Nuk e di pse është ngulitur me kaq bindje të verbër kjo gjë. Sigurisht, ky perceptim vjen nga propaganda keqdashëse, pasi nuk e dinë të